TIRANE - Azdren Llullaku është një nga futbollistët e ekipit kombëtar të futbollit që po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin rumun dhe për këtë është kthyer në qendër të vëmendjes nga disa ekipe jashtë Rumanisë.
Ofertat për futbollistin shqiptar të Gaz Metan nuk kanë të ndalur, pavarësisht kësaj klubi as nuk do t’ia dij për këtë. Ata po projektojnë skuadrën e edicionit të ardhshem dhe rol kyc pritet të këtë 25 vjeçari i lindur në Istog.
Vet futbollisti në një intervistë për mediat kosovare deklaron se është i gatshëm të bëjë hapin e madh në karrierë, por klubi nuk e ka ndërmend t’i hapë dritën jeshile kalimit të Llullakut në skuadra të tjera, që janë të interesuara për shërbimet e tij pa një shumë të majme.
“Asgjë konkrete nuk ka, kam disa oferta brenda dhe jashtë Ruamanisë, momentalisht nuk mendoj se është mirë të flas me emra” tha Lllullaku. Por klubi rumun në rast të insistimit për largim të Llullakut kërkon rreth 300 mijë euro për të lënë të lirë shqiptarin.
Llullaku ka edhe tre vjet kontratë me klubin rumun. Përvec tij në Rumani, në Itali vazhdon telenovela për mbrojtësin e ekipit të Empolit, Hysaj që kërkohet nga Lazio, dhe për të cilin Igli Tare po lëviz cdo gurë që ta ketë në ekipin e tij, por asgjë konkrete deri tani, në fundjavë pritet një takim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com