Futbollistët me origjinë shqiptarë në Evropë këtë javë kanë bërë një paraqitje pozitive. Kulmin e tij me paraqitjen e ka arritur sulmuesi kosovar që luan në Bundesligë me ekipin e Furthit, Ilir Azemi. Kosovari zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë me Furthin përballë ekipit të Shtutgardit duke shënuar golin e dytë dhe vulosur fitoren e ekipit të tij.
Azemi tregoi edhe njëherë që është i aftë që të shënojë edhe në njërën nga Ligat më të forta të Evropës dhe madje përballë një ekipi me emër dhe të fortë si Shtutgardi. Pas ndeshjes Ilir Azemi deklaroi se" Ishte një ndeshje e fortë, pasi përballë kishim një nga ekipet më të forta të kampionatit. Luajtëmme shpirtë dhe grindë në fushë, e merituam plotësisht fitoren. Duam që të largohemi nga Bundesliga me kokën lart, prandaj do të tentojmë që të fitojmë edhe dy ndeshjet e mbetura" tha Azemi.
Për mediat në fund është prononcuar edhe kapiteni i ekipit gjerman dhe kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj. "Shtutgardi kishte raste të pastra për të shënuar, por ekipi ishte në gjendje të mirë duke neutralizuar gjithcka. E merituam rezultatin, pavarësisht se objektivat nuk janë realizuar ne do të vazhdojmë të luajmë fuqishëm në cdo ndeshje" tha Mavraj. Pas kësaj ndeshje trajneri De Biasi dhe FSHF janë bindur akoma më shumë se sulmuesi Azemi duhet që të jetë pjesë e ekipit kombëtar të futbollit në ndeshjet e mbetura të eleminatoreve të Brazilit. Ajo që duhet në këto momente është përshpejtimi i procedurave, pasi dëshira e kosovarit nuk mungon.
/Shqiptarja.com