TIRANË - Në vazhdim të vizitës në Azerbajxhan, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar i përbërë prej z. Luan Rama dhe Ben Blushi, u pritën në Universitetin Shtetëror në Baku (BSU) nga Rektori Abel M. Maharramov. Meta shoqërohej edhe nga Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranes, Jorgo Kaçani.
Meta u njoh me ambientet e ndryshme dhe kapacitetet teknike të BSU dhe u takua me stafin akademik dhe studentë të universitetit.
Me praninë e delegacionit parlamentar shqiptar dhe stafit akademik u nënshkrua dhe Memorandumi i Mirëkuptimit mes Universitetit Shtetëror të Baku (BSU) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës nga Rektorët Abel Maharramov dhe Jorgo Kaçani.
Meta duke vlerësuar bashkëpunimin, mbajti një fjalë përshëndetëse dhe u shpreh se "vizita jonë flet për një dinamizëm të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ne do të forcojmë marrëdhëniet tona për një perspektivë të re mes dy vendeve dhe popujve".
"Pa asnjë dyshim, projekti TAP do të luajë një rol tepër vital në këtë drejtim. Është një projekt strategjik për dy vendet tona dhe për Shqipërinë në veçanti, sepse Shqipëria është një pjesë shumë vitale e këtij gazsjellësi që niset nga Shah Deniz dhe përfundon në BE. Ky projekt do të rrisë edhe më tej sigurinë energjetike në Europë", tha Meta.
Gjithashtu, ai u shpreh se dy vendet tona, siç edhe e diskutuam gjatë takimeve me Presidentin Aliyev, me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin, do të punojnë ngushtë për një tjetër projekt madhor për Shqipërinë, që është gazifikimi i vendit" .
Meta tha se "gjatë takimit me Presidentin Aliyev biseduam dhe ramë dakord që t'i japim përparësi bashkëpunimit në fushën e arsimit", si dhe ftoi investitorë të rinj nga Azerbajxhani të vijnë në Shqipërisë, sepse "ju jeni në një proces zgjerimi të investimeve tuaja nëpër botë, në veçanti në vendet mike dhe dua t'iu siguroj se Shqipëria është një vend mik i Azerbajxhanit", theksoi ai.
"Shqipëria është një vend i sigurt, është prej 4 vitesh tashmë një vend i NATO-s. Pak muaj më parë ne morëm statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian dhe ne gëzojmë një pozicionim strategjik në rajonin tonë. Shqipëria siguron potenciale të mëdha për investitorët e huaj", tha Meta./ATSH/
/Shqiptarja.com