Azerbajxhani njofton zyrtarisht
Tiranën: Projekti TAP u përzgjodh 

Azerbajxhani njofton zyrtarisht<br />Tiranën: Projekti TAP u përzgjodh 
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për vendin përzgjedhjen e projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik TAP. Gjatë një takimi me përfaqësues të qeverisë së Azerbajxhanit dhe të konsorciumit të “Shah Deniz 2”, të cilët njoftuan zyrtarisht përzgjedhjen e TAP-it si gazsjellësin që do të bëjë të mundur transportimin e gazit nga Deti Kaspik në drejtim të Europës, Bumçi tha se ndërtimi i tij zgjidhe në përfundimisht çështjen e energjisë në vend.
 
“Me ndërtimin e këtij gazsjellësi, Shqipëria zgjidh në mënyrë përfundimtare çështjen e energjisë, por ky projekt do t’i japë një shtysë të re bashkëpunimit më të ngushtë në rajon, me Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera mike”, u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme, Bumçi.
 
Ndërkaq, përfaqësuesit e qeverisë së Azerbajxhanit dhe të konsorciumit të “Shah Deniz 2” duke vlerësuar rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë proces, theksuan se “ky projekt do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për vendet nëpër të cilat do të kalojë, por edhe për sigurinë energjetike të Europës”.
 
Sipas përfaqësuesve të qeverisë së Azerbajxhanit, “përzgjedhja e projektit TAP u bë pasi ishte projekti më ekonomik, më efektiv dhe që siguron tranzitimin e gazit me çmimin më të leverdishëm për konsumatorët”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore