Azerbajxhani: Tirana, Athina e
Roma fajtore nëse TAP dështon
Nëse projekti TAP dështon, i gjithë faji do të jetë i Shqipërisë, Greqisë dhe Itali. Pohimi vjen nga ambasadori i Azerbajxhanit në Athinë, Rahman Mustafayev, që mbulon edhe marrëdhëniet me Tiranën. Ai tha se siç edhe ka konfirmuar gjatë takimeve që ka zhvilluar në Tiranë, “Azerbajxhani është gati të investojë në projektin TAP për të ndihmuar anëtarët që ta zhvillojnë atë”.
ATHINE - Nëse projekti TAP dështon, i gjithë faji do të jetë i Shqipërisë, Greqisë dhe Itali. Pohimi vjen nga ambasadori i Azerbajxhanit në Athinë, Rahman Mustafayev, që mbulon edhe marrëdhëniet me Tiranën. Në një intervistë për “Tirana Times” që më pas është publikuar edhe në faqen online të ambasadës azere në Greqi, Mustafayev tha se siç edhe ka konfirmuar gjatë takimeve që ka zhvilluar në Tiranë, “Azerbajxhani është gati të investojë në projektin TAP për të ndihmuar anëtarët që ta zhvillojnë atë”.
Projekti TAP është një nga variantet që Azerbajxhani po studion për të sjellë gaz nga rajoni i Kaspikut drejt Europës. Rivali i tij kryesor është projekti është “Nabucco Ëest” që kalon nga pjesa veriore e kontinentit duke përfunduar në Austri e duke anashkaluar kështu vendin tonë. Ambasadori azer ka pohuar se për vendin e tij të dyja projektet mbahen në konsideratë në mënyrë të barabartë dhe se një përzgjedhje do të bëhet vetëm në vitin 2013.
Por ai e bëri të qartë se nëse TAP nuk përzgjidhet, “përgjegjësia kryesore do të bjerë mbi aktorët rajonalë. Azerbajxhani nuk mund të dojë progresin e TAP më shumë se qeveritë e Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. TAP ka nevojë për mbështetjen e plotë të këtyre vendeve, përndryshe ai nuk do të ketë një të ardhme. Të gjitha lejet dhe aprovimet e nevojshme duhet të jepen nga të treja vendet, dhe marrëveshje ndërqeveritare duhet të realizohen. Çdo vonesë në këtë drejtim mund të rezultojë në skualifikimin e TAP”, paralajmëroi ambasadori. “Siç nënvizoj gjithmonë gjatë takimeve të mia në Athinë dhe Tiranë, që nga muaji shkurt, Greqia, Shqipëria dhe Italia duhet të krijojnë një grup [pune], bashkimi i dhe koordinimit është i vetmi çels drejt suksesit”.
Duke folur mbi marrëdhëniet bilaterale mes Tiranës dhe Bakut, ambasadori azer tha se “Shqipëria është partner i ri, por shumë i rëndësishëm për Azerbajxhanin. Jo vetëm për shkak të tubave të gazit dhe diplomacisë së energjisë që rrotullohet përreth tyre, por gjithashtu për faktin se rajoni i Ballkanit po rezulton të jetë një drejtimet prioritare për investimet dhe politikën tonë të jashtme. Bashkëpunimi në investim, mund të mbulojë jo vetëm sektorët e gazit dhe naftës, por gjithashtu edhe sektorë të tjerë të ekonomisë, përderisa, siç mund ta dinë, zhvillimi i sektorëve të tjerë përtej atij energjetik janë prioriteti më i madh i qeverisë së Azerbajxhanit”.
Përveç marrëveshjeve të nënshkruara gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Berisha në Baku, që sipas ambasadorit Mustafayev “tashmë janë në fuqi, pesë drafte të tjera mbi çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral janë në ‘tubin’ e konsiderimit”.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.8%
-
E gabuar
40%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2864
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52