“Azgan, po të luajti njeri atje… Azgan, Azgan! Zoti para..”Fytyra e qeshur e 23 vjeçarit shqiptar vrasës dhe sjellja e frikshme e familjarëve të tij, më sollën në mend rastin e një ngjarje kriminale të një 15 vjeçari amerikan, Ethan Crumbley.
Marrja e jetës së katër nxënësve në shkollën e mesme të Oxford-it në 2021, për gjyqtaren Cheryl Matthews nuk kishte fajtor vetëm Ethan-in por edhe prindërit e tij, të cilët u dënuan për vrasje të pavullnetshme me 10 vite burg. Edhe pse pa shkrepur armën, babai dhe nëna e vrasësit amerikan, James dhe Jennifer u gjykuan si shkaktar të krimit, për atë që u vlerësua si një “katastrofë e pritshme”. Teksa dhe prindërit e viktimave në Michigan i akuzuan për prindërim të dështuar.
Në mendimin tim, ky precedent i krijuar do doja të mos mbetej në anën tjetër të botës; prindi duhet të mbajë përgjegjësi qoftë për neglizhencën e kushtuar, për dhënien e modelit të lirisë së tepruar aq sa për të cënuar liritë e tjetrit, për përkëdheljen e sedrës me armët që i duken lodra, për rritjen e një qënie të shtrëmbëruar që beson se mund t’ia marr jetën kujtdo dhe kurdo.
Do doja që dhimbjen e prindërve të policit të vrarë teksa po kryente detyrën edhe pa pasur uniformë, siç ja kërkon ligji; do doja që lotët e gruas që mbeti e ve pa shijuar ende dashurinë e martesën, drejtësia jonë të mos e shlyente vetëm me plasjen pas qelisë së një krimineli që nuk dënjon as të ndjejë pendesë.
Azgani nuk mund të frymëzojë kriminelë të tjerë se mund t’ja hedhësh paq, e prindër të tjerë që rrisin fëmijë si Azgani duhet të kuptojnë se kanë gabuar dhe ka ardhur koha të reflektojnë! Le të vuajnë dënimin e parë të kësaj natyre prindërit e Azganit, që të vrasim përbindshat e rradhës…
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.1%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
35.5%
Vota total: 121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ I veshur me antiplumb, vrasësi i policit del në gjykatë! Mërnica nuk pendohet, lihet në 'arrest me burg'! Avokati e braktis
17 Maj, 13:51
-
Vrasësi i policit krah deputetit të Berishës, Felaj: SPAK të hetojë Strukturën e Armatosur të PD për votën! Rekrutuan kontigjentë kriminal
16 Maj, 17:57
-
Vrasja e policit në Fier, Softa për Report Tv: Azgan Mërnica mund të ketë qenë i strehuar, s’dukej si një person i pangrënë
16 Maj, 17:44
-
Vrasja e policit në Fier, Balla nga Kuvendi: Na duhet një politikë e re penale, drejtësia të japë dënim ekzemplar
16 Maj, 16:05
-
Nga vrasja e kunatit me bukë në gojë, te polici! Fisi i frikshëm Mërnica! Vrasësi, pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së votës së PD në 2021
16 Maj, 13:24
-
Ku shkon ti me këtë shpejtësi?! Mërnica tregon debatin me efektivin e Shqiponjave para se ta vriste: E qëllova në kokë nga pas
16 Maj, 13:06
-
EKSKLUZIVE/ Polici u vra se po kryente detyrën! Ndali Mërnicën teksa ecte me shpejtësi! Autori e pranon: E qëllova në kokë nga pas! S'jam bërë pishman
16 Maj, 11:11
-
Video e re, momenti kur vrasësi i policit vetëdorëzohet! Azgan Mërnica i qetë dhe i buzëqeshur! Familjarët: Po të luajti njeri atje...
16 Maj, 08:52
-
Ekskluzive/ Vrau policin e Shqiponjave, momenti kur Azgan Mërnica shkon të vetëdorëzohet! Me buzëqeshje në fytyrë hipën në makinë
15 Maj, 23:25
-
Vrau policin e 'Shqiponjave' me plumb në kokë në Fier, vetëdorëzohet me ndihmën e familjarëve Azgan Mërnica! Fshihej në fshatin Dërmenas
15 Maj, 22:17
-
Vrasja e efektivit të policisë në Fier, Prokuroria ngre dy akuza ndaj autorit të ngjarjes
15 Maj, 16:15
-
Tre vrasës në familje, Edhe Korreshi si Baçi: Mërnicajt historikisht demokratë! E quajti 'të pabesë', deputeti për Report Tv: I qëndroj deklaratës
15 Maj, 14:02
Nuk i heq as nje presje do ishte bere nami sikur ta kish vra polici kte 23 vjecarin,ngushellime
PërgjigjuPrinderit jan fajtoret kryesor kur femijet deshtojne ne jeten e tyre dhe marrin rrugen e krimit, Brezi ime vuajti kohen ne kohen e trezicionit,po brezi i ri sot sju mungon asgje. Mungojne veq qendrat e edukimit,heqja e detiruar e sherbimit ushtarak ishte nji gabim i madhe?
PërgjigjuPo tamam keshtu duhet priderit kane faj qe cke me te e sidomos ne kete rast qe del se keta jan te tere vrases qe nga babai.Le te presim e te shohim si do ta beje punen gjykata e te gjithe me radhe
PërgjigjuKush te reflektoje, shqipot?! Kur ai person i thote ketij vrasesi /po te luajti njeri atje.../,me kujtoi rastin e atij hajdutit qe u vra kur po ndiqej nga policia,kur vodhi parate ne Rinas me grupin e tij kriminal.Ju kujtohet kur familjaret e tij s'lane gur pa kthyer per te zbuluar se kush polic e vrau dhe ne fund doli qe u vra nga /frendley fire/ ne mos gaboj.Si mendoni,perse insistonin qe te gjenin policin?! Po rasti i atij komisarit(qe nuk me kujtohet emri) i shpallur deshmor,pse u vra,ju kujtohet? Sepse kishte /keqtrajtuar/nje gango,a vellain e tij ne komisariat.Familjaret e ketyre tipave /reflektojne/ vetem per nje gje,si te hakmerren edhe pse e dine qe njerezit e tyre nuk jane /virgeresha/!
PërgjigjuIris! Policët për njëçik para e shesin shokun e vet!ka shum raste se e tregojnë tek kriminelët,se kështu janë lidhjet polic kriminel.
Bravo te qofte, te lumte goja.
PërgjigjuShtet i ndyre ! Kur nje polic vrau nje te ri qe po i ikte me vrap u shkul shteti e gjithe dynjaja..sot qe vritet perseri nje i ri polic per nje llaf goje nga nje kriminel qe qesh e tall trapin nuk po shkulet as shteti e as mileti ! MERITONI TE JETONI NE ATE HALE QE KENI KRIJUAR ! NUK BEHENI NJEREZ PRANDAJ NUK MUND TE BENI AS SHTET ! Balla e Rama te zhduken nga politika !
PërgjigjuArbër! Opozita e fryu shum ngjarjen për këtë rast që ti tregon. Është kjo opozitë e ndyrë që edhe atë terroristi Grekqirë Kacifas e boni hero.
Dallimi i vetem eshte se ky nuk eshte i mitur.
PërgjigjuPo babi i këti polici aka vra njeri?