Azgan Haklaj: Ka emra të tjerë nga Rithemelimi të shpallur non grata! Familja Berisha ka statusin e familjes Cosa Nostra, dielli për të ka perënduar

Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ka deklaruar se ka persona të tjerë të shpallur non grata nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike që ka në krye Sali Berishën i akuzuar për korrupsion në aferën Partizani.

“Ka emra të tjerë nga Rithemelimi të shpallun non grata! Komisioni i Rithemelimit është krejt në plan. A ka gjë më të turpshme që të shohësh atë që thoë se kam sjellë demokracinë në Shqipëri të bëhet zëdhënës i kryeministrit të Greqisë. Zëdhënës  i minoritetit. E patë me sa pasion fliste për Belerin, i cili është si Radoiçiç. Edhe Beleri ka pasur këtë platformë”.

Ndalur te qëndrimet e Sali Berishës dhe Shkëlzen Berishës të cilët po zvarriten në dyert e drejtësisë për aferën Partizani dhe tragjedinë e Gërdecit, Haklaj tha se janë bërë si Cosa Nostra një prej familjeve më të mëdha mafioze.

“Berisha ka trumbetuar me të madhe betejën për parime dhe demokraci doli se gjithçka e kishte për vete për interesat e tij personale për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe të familjes dhe për të hequr damkosjen e tij si djall. Sot familja Berisha ka statusin e familjes cosa nostra.

Unë kam qenë krejt i drejtpërdrejtë dhe kam përdorur në dy emisione. Konfuci thotë se burrit si bie dhe diellit që perëndon i mbyllet dera. Dielli i Berishës ka perënduar. Ka rënë në mejdan për mbrojtjen e hajnisë së tij.”, tha Haklaj në Report Tv.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ,'":;,: 27/12/2023 19:55

    Ancora nuk e kan kuptu disa simpatizanta se PARTIA DEMOKRATIKE asht kriju dhe ka ken PARTI FAMILJARE ne dispozicion te familjes BERISHA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?