Kjo është bërë me synimin e procedimit të shpejtë të refugjatëve nga vendet e Ballkanit të cilët kërkojnë azil ekonomik në Gjermani, që tashmë do të marrin një përgjigje brenda tre muajve.
Ky vendim do të ketë efekt të drejtpërdrejtë tek refugjatët që kërkojnë azil pasi kjo do të thotë se çdo kërkesë për azil nga refugjatë nga këto tre vende tashmë do të cilësohet si e pabazuar dhe do të lejohet vetëm në disa raste të veçanta.
Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, nesër do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel me 70 persona.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Gjermani kanë kërkuar azil 22 209 qytetarë nga Shqipëria. Ndërsa nga Kosova janë 31 400 qytetarë. Në total, numri i aplikimeve për azil në Gjermani deri në fund të muajit qershor ishte 179 mijë, duke shënuar një rritje me 132% në krahasim me një vit më parë.
Për vitin 2015, deri tani nga këta vetëm 1 310 qytetarë nga Shqipëria kanë fituar statusin e azilantit. Ndërsa nga Kosova kanë marrë përgjigje pozitive 1 900 persona.
Më parë, Gjermania ka klasifikuar si vend të origjinës së sigurt Maqedoninë Bosnjën dhe Serbinë. Klasifikimi i këtyre tre vendeve si vende të sigurta të origjinës solli rënie të menjëhershme të numrit të azilkërkuesve nga këto vende.
Përqindja e refugjatëve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina në krahasim me vitin e kaluar është rritur me vetëm 23%, ndërsa numri i emigrantëve nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova është rritur me 515%.
Numri i madh i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit ka të bëjmë me stimulimin financiar që u jep ligji për azilin dhe sistemi social në Gjermani.
Në mënyrë të padiferencuar shteti gjerman u garanton para cash. Për këtë arsye, autoritetet po rishikojnë procedurën. Për shembull një mësues nga Shqipëria merr në 3-4 muaj aq para sa në Shqipëri do t’i duheshin 2 vite për t’i marrë.
Këto masa sa do të lehtësojnë taksapaguesit gjermane dhe nuk është se do të ndalojnë kërkesat për azil. Kjo pasi nga masat e reja do të thotë se, refugjatëve që u është refuzuar azili do të riatdhesohen dhe nuk do të lejohet që qëndrojnë më gjatë në Gjermani.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)