Tre azilkërkues kosovarë janë bërë objekt sherri mëngjesin e ditës së sotme. Tre djemtë, kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar, kanë ngacmuar me fjalë dy nxënëse në një shkollë në qytetin Arnstadt në Thüringen.

Veprimi i tre djemve është vënë re nga nxënësit e shkollës dhe menjëherë më pas situata ka degjeneruar në sherr dhe dhunë fizike. Në mes të situatës së krijuar, njëri prej azilkërkuesve ka goditur me thikë dy prej nxënësve të shkollës, njëri 15-vjeç u plagos, ndërsa tjetri pësoi hematomë. 

Siç raportojnë mediat gjermane, të tre azilkërkuesit e moshave 20-26 vjeç, që do të dëboheshin nga vendi, tani janë arrestuar

Tre azilkërkuesit, të moshave 20 deri 26 vjeçare të cilët kanë qenë me vendim për t`u dëbuar nga Gjermania, janë arrestuar, shkruajnë mediet gjermane. Sipas ministrit të brendshëm të landit Thürigen Holger Poppenhäger dëbimi i tyre do të bëhet tani me proçedurë të përshpejtuar.

Para qendrës së strehimit të azilkërkuesve janë mbledhur forcat policore.
azilkerkues
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)