Rreth 400 azilkërkues shqiptarë pritet të riatdhesohen në vendin tonë nga Gjermania, në datat 6, 7, 8 dhe 9 tetor .Vetëm gjatë muajit gusht dhe shtator nga Gjermania janë riatdhesuar 770 azikërkues shqiptarë.

Me herët ambasadori gjerman Helmut Hoffman ka nënvizuar se rritja e azilkërkuesve shqiptarë në vendin e tij rrezikon procesin e integrimit në BE. Ai është shprehur se qeveria duhet të rikthejë shpresën për shqiptarët që të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Sipas ambasadorit Berlini ka ndërmarrë hapa për përshpejtimin e shkurtimit të procedurave për kërkesat e azilit në Gjermani, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk kanë shanse për të përfituar azil në vendin e tij. 

Hoffman shtoi se ekziston një listë me 80 profesione në të cilat shqiptarët mund të kërkojnë punë në mënyrë legale.

Këto janë datat e riatdhesimeve të publikuara nga ambasada gjermane:
Në datën 06.10, ora 14:35 - rreth 75 persona

Në datën 07:10, ora 14:10 - rreth 140 persona

Në datën 08:10, ora 13:45 - rreth 80 persona

Në datën 09.10, ora 13:40 - rreth 100 persona

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)