Azilkërkuesit në Gjermani, në
prill Shqipëria në vend të parë 

Shqiptarët nuk e ndalin vrapin që kanë nisur drejt Gjermanisë. Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka arritur shifra rekord sa i përket muajit prill. 4.794 shqiptarë kanë kërkuar azil në këtë vend, ndërsa 3.020 aplikime kanë qënë në muajin mars.

Të dhënat e publikuar nga Ministria e Brendshme në Gjermani tregojnë se shqiptarët kanë zënë vendin e parë sa i përket kërkesave për azil, duke kaluar edhe sirianët dhe kosovarët.

Azilkërkuesit nga Kosova në prill ishin 4.608, nga Serbia 2.279 kërkesa, nga Maqedonia 972 dhe nga Bosnja 738.

Sipas ministrit të brendshëm gjerman Thomas De Maiziere Gjermania pret një dyfishim të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit 2015. Ai tha se deri në prill numri është rritur me 130 për qind. Për 2015 sipas tij pritet që këtë vit numri i aplikantëve për azil të shkojë në 400 mijë. 

“Ne kemi një situatë të re, dhe duhet të marrim masa të reja”, deklaroi De Maiziere.



azilkerkuesit tabela


Bregu: Më vjen keq që Shqipëria ka kaluar edhe Sirinë për azilkërkuesit
Ish-ministrja e Intgrimit, Majlinda Bregu në cilësinë e kryesues së Këshillit Kombëtar i Integrimit, shprehu keqardhje për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE.
 
Gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Kombëtar të Integrimit Bregu u shpreh se Më vjen keq që edhe Shqipëria
ka kaluar edhe Sirinë për azilkërkuesit. 

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet