FIER- Zona e ish-uzinës së avotikut në Fier cilësohet si një minë me sahat për banorët e komunës Qendër. Ata ankohen se grumbullimi i mbetjeve toksike në një magazinë të shkatërruar vazhdon të jetë një kërcënim për ta. Por ndër më të rrezikuarit nga këto mbetje janë mbi 2000 banorë të komunitetit rom të komunës Qendër, të cilët banojnë shumë pranë zonës ku është groposur sasia e azotikut. Ata shprehen se ndihen vazhdimisht të kërcënuar nga sëmundje të shumta që përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e tyre. Kjo situatë problemetike ka ekzistuar prej kohësh për këta banorë, por deri më sot problemi i tyre ka rënë në vesh të shurdhë. Askush nuk e ka marrë aq serizisht këtë problem sa të bëjë diçka konkrete për këto banorë të shqetësuar. Gjithçka ka mbetur në kuadër të fjalëve dhe premtimeve.
Madje, ata ankohen se mungesa e vëmendjes së instancave shtetërore ka penguar ata të hapin edhe puse uji. "Këtu ndodhet një magazinë e madhe me lëngje helmuese. Muret janë të rrëzuara dhe futen fëmijët e luajnë. Është rrezik për fëmijët tanë, lagjen tonë", thotë një nga banorët. Ndërkohë shumë banorë, kryesisht të komunitetit rom kanë rrezikuar jetën, duke marrë edhe skrap dhe mbetje të ndryshme në këtë magazinë 2-katëshe, ku janë grumbulluar helme të ndryshme, ku mes tyre dyshohet se fshihet edhe cianur.
Shkrimi u publikua sot (17.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com