"B-52", Lufta tregtare për pijen
energjike mes 2 kompanive
Kompania “Arseni” shpk dhe “Bavaria” prej kohësh gjenden në një konflikt gjyqësor për pronësinë e pijes energjike B-52. Pas botime djeshme ne Shqiptarja.com, Arseni shpk reagon duke pretenduar se ka gjithë dokumentacionin për ekskluzivitetin e produkti.
energjike mes 2 kompanive">
TIRANE- Ka reaguar dje kompania "Arseni" shpk lidhur me artikullin e një dite më parë në Shqiptarja.com me titull "Pija energjike B-52 e falsifikuar, 'luftë' me origjinalin". Sipas përfaqësuesit të saj ligjor, shoqëria është ‘pronare e markës B-52 me logo me ngjyrë të bardhë, të kuqe, të verdhë, të zezë, pije joalkolike, pije energjike, pije sportive, të regjistruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave më 18.04.2008. Në përputhje me këtë, ajo ka investuar shuma kolosale për ngritjen e stabilimentit modern per ambalazhimin në Shqipëri të produkteve të markës B-52.”
Nga ana tjetër, shoqëria "Arseni" pretendon që ka kërkuar “edhe pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë çregjistrimin e markës B-52 me nr. 970878 me pronar "Bavaria NV" dhe kjo çështje gjyqësore ka përfunduar. Me vendimin nr. 12870 datë 26.12.2012 Gjykata ka pranuar kërkesë-padinë e shoqërisë "Arseni" sh.p.k dhe ka vendosur shfuqizimin e markës B-52 me pronar shoqëria "Bavaria" NV, thekson avokati i firmës. Sipas tij, edhe Doganat kanë marrë përsipër të mbrojnë këtë markë, në përputhje me vendimin e Gjykatës.
KUNDERSHTIMINdërkohë, menaxheri i kompanisë holandeze "Bavaria" Gijs Swinkels ka bërë publik faktin se marka e tyre falsifikohet dhe autoritet shqiptare nuk veprojnë për të ndalur këtë veprim të paligj shëm, i cili dëmton prodhuesin, që ka pronësinë mbi markën. Sipas Gijs, pija e falsifikuar prodhohet në Maqedoni dhe firma "Bavaria" nuk i ka dhënë askujt licencë për ta kopjuar produktin. Ne kemi një vit që nuk prodhojmë B-52 me kanaçe blu, thotë menaxheri i Bavaria ndërsa shpreh habinë se si një firmë shqiptare nxjerr në treg këtë produkt duke falsifikuar dhe kanaçen akuale atë me ngjyrë gri”.
Nga ana e tij, administratori i kompanisë për Shqipërinë, i kontaktuar nga Shqiptarja. com, ka deklaruar se subjekti i tij është në apel për vendimin e gjyqit, ndërkohë që do ta ndjekë çështjen edhe në Arbitrazh ndërkombëtar, apo në Gjykatën e Strasburgut, në rast se është nevoja. Sipas tij, “kompania "Arseni" nuk mund të regjistronte një markë, për një mall që ajo e tregtonte, duke e ditur se prodhohej nga tjetërkush. Në fakt një gjë e tillë ka ndodhur, por ne do të ndjelim rrugët ligjore për të ndaluar këtë shkelje të së drejtës së markës tregtare", shton ai.Në vitet 2005-2010, "Bavaria" ka prodhuar pijen energjike B-52 me kanaçe me ngjyrë blu, por kjo markë e regjistruar nuk përdoret më dhe tani tregtohet vetëm në kanaçe me ngjyrën gri dhe gërmat e kuqe. Ndërkohë, me të njejtin emër dhe produkt, ka vijuar të dalë në treg edhe kompania tjetër shqiptare qe tani paraqitete edhe sipas drejtesia shqiptare si pronare autentik te logo.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.3%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2769
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë
26 Nëntor, 13:06
-
Tiranë/3 goditje me thikë studentit, Shikoni çfarë ndodhi tek 'Qyteti Studenti'! Video e përplasjes
26 Nëntor, 13:06
-
SKEDA/ Si u vra Bledar Muça në Belgjikë më 2022, i shpëtoi dhe dy atentateve, urdhërues Suel Çela! Ishte krahu i djathtë i Florenc Çapjas
26 Nëntor, 13:03
-
DigitAlb Black Week: Java e fundit e Nëntorit vjen me ulje deri në 40%!
26 Nëntor, 13:00
-
Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës
26 Nëntor, 12:53
-
SPAK: Suel Çela organizoi atentatin me snajper ndaj Ardian Çapjas në 8 Qershor 2020! Ishte kreu i grupit kundërshtar! Detaje si i mbijetoi sulmit të tretë
26 Nëntor, 12:48
-
Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata
26 Nëntor, 12:40
-
Rezultati historik në ski, presidenti i FSHS Elvis Toçi për Report TV: Emocion që s'blihet me para, Colturi do jetë kampione bote
26 Nëntor, 12:34
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor, 12:29
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor, 12:17
-
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar 188 dronë: I rrëzuam pothuajse të gjithë
26 Nëntor, 12:13