Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç përfundoi para kohe një vizitë në Kazakistan dhe u kthye sot në mëngjes në Beograd për të parë fëmijën e tij të tretë, një djalë, i cili u lind dje në mbrëmje.

Me mbërritjen e tij në aeroportin ”Nikola Tesla”, Vuçiç u pa i qeshur dhe i emocionuar dhe nuk bëri asnjë deklaratë.

Ai shkoi menjëherë te bashkëshortja, Tamara dhe te i biri. Foshna lindi 15 ditë para datës së parashikuar nga mjekët.

Bëhet fjalë për djalin e tretë, pas Danilos dhe vajzës Milica.

Ende nuk dihet emri që do t’i vënë djalit.

Gjatë vizites në Kazakistan, presidenti serb mori pjesë në përurimin e ”Expo 2017” për energjinë.

(d.b/Shqiptarja.com)