Një familje nga Norvegjia fiton për të tretën herë radhazi, lotarinë kombëtare të vendit, tre herë në 6 vite, duke marë kështu në shtëpi një total prej më shumë se 3 milion euro.

Javen e shkuar, 19 vjecari Tord ishte pjestari më i fundit i familjes Oknes i cili fitoi xhekpotin, pas motrës Hege Jeanette si dhe babait të tij Leif.

Numrat e fatit, duket se dilnin në pah në momentin që Hege ose ishte shtatzanë ose sapo kishte lindur. Dy herët e para që familja në fjalë kishte fituar lotarinë kishin qenë gjatë kohës së Hege po lindte bebet e saj.
Shifra më e madhe e fituar nga familja Oksnes, ishte ajo e Tord-it i cili kapi shumën prej 12 milion kroner (1.6 milion euro).

Hege Jeanette në një intervistë për agjensinë fanceze AFP u shpreh se tre vëllezërit e tjerë të saj, të cilët presin të fitojnë gjithashtu lotarinë, i kanë kërkuar asaj që të lindë të paktën 10 fëmijë. "Të kesh fëmijë është gjithmonë dicka e mrekullueshme, por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë me buton" u shpreh ajo.

Sipas Associated Press, kompania e lotarisë Norsk Tipping AS, ka deklaruar se, ka patur raste që një person ka fituar lotarinë dy herë radhazi, por nuk ka ndodhur asnjëherë që tre pjestarë të një familje ta fitojnë atë në mënyrë individuale.
(ed/ka/shqiptarja.com)