ITALI - “Nuk kishte asnjë përdhunim". Një 24-vjeçar nga Treviso, por me origjinë marokene ka dëshmuar në Gjykatën e Apelit, pasi ai akuzohet se ka përdhunuar mamanë e gruas së tij.

Por gjykatësit pasi e dënuan në Shkallën e Parë i kanë besuar versionit të tij. "Raportet intime mes të riut dhe vjerrës kishin nisur prej kohësh”. I riu që ndodhej në burgun e Pordenone është liruar menjëherë.

Po tani çfarë ti thotë gruaja e tij mamasë? Nourredine K. nga Vittorio Veneto u dëgjua lidhur me akuzat dhe dhunë fizike dhe seksuale ndaj vjehrrës së tij.

Ai u shpall i lirë pasi tashmë e kishte shlyer edhe një vit burg për mosbindje ndaj policisë dhe pasi u vërtetua që nuk kishte kryer asnjë abuzim me vjehrrën e tij.



(Marrë nga Indeksi online)

(v.gj/shqiptarja.com)