Bëni fizkulturë për kujtesë
dhe aftësi të menduari

Bëni fizkulturë për kujtesë<br />dhe aftësi të menduari
SHBA- Ushtrime aerobike në të 20-tat mbron trurin e njeriut kur arrin në moshën e mesme. Aktivitetet fizike të tilla si, palestër, vrap, not, çiklizëm, ndihmon njerëzit të kenë memorie më të mirë dhe gjithashtu të jenë më ta aftë për të mësuar më shpejt dhe gjëra të reja.

Kjo është ajo çfarë thuhet në një studim amerikan, që ka zgjatur plotë 25 vjet për të parë diferencat mes një të riu që kryen aktivitet dhe të tjetri që bën jetë jo aktive.

Studiuesit thonë se hulumtimi evidenton përfitimet e trurit nga shëndeti i mirë i zemrës.

Ky përfundim është rezultat i një studimi ku kanë marrë pjesë mbi 3 mijë njerëz të shëndetshëm me njëmoshës mesatare prej 25-vjeçarësh.

Ata iu nënshtruan testeve të fitnesit kardiovaskular në palestra gjatë vitit të parë të studimit dhe testi u ripërsërit pas 20 vjetësh për të parë rezultatin.

Testet zgjatën 25 vjet me qëllim matjen e lidhjes së aktivitetit fizik me kujtesën dhe aftësinë e të mësuarit tek moshat e mesme.

“Shumë studime tregojnë përfitimet për trurin nga shëndeti i mirë i zëmrës”, thotë autori i hulumtimit Dr. David Jacobs.

“Ky është një studim shumë i rëndësishëm që u kujton të rinjve për përfitimet shëndetësore të trurit nga aktiviteti fizik”, vijon ai.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen