Bërzhita: Qyteti antik i Amantias
vatra 1500-vjeçare e Krishtërimit
Qyteti antik i Amantias ka qenë dje në qendër të diskutimeve për miratimin e gërmimeve që do të bëhen për vitin 2013. Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Bërzhita, rrëfen rëndësinë e projektit të gërmimeve në qytetin antik të Amantias.
TIRANE - Qyteti antik i Amantias ka qenë dje në qendër të diskutimeve për miratimin e gërmimeve që do të bëhen për vitin 2013. Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Luan Bërzhita, rrëfen për Shqiptarja.com rëndësinë e projektit të gërmimeve në qytetin antik të Amantias, rrëfen arsyet se pse Amantia u vu dje në qendër të këtyre projekteve. Projektet, sipas tij janë fokusuar në periudha të panjohura dhe të pastudiuara historike, si kërkime për paleolitin e mezolitin në Shqipëri, kërkime për neolitin e hershëm në Shqipëri, periudhën e ardhjes së krishterimit, etj.
Profesor Bërzhita, pse u fokusuat më shumë te projekti i zbulimit të Amantias?
Sepse projektet e tjera ishin në vijimësi. Amantia është tërësisht projekt i ri. U vu theksi tek ky qytet antik, sepse Amantia ndryshe nga Butrinti dhe Apolonia mbeti ende një qytet i pazbuluar, sepse gërmimet e ekspeditave arkeologjike kanë nisur shumë vonë në vitet ‘70 Madje në vitet ‘60 në Shqipëri janë hedhur vetëm hapat e para ku u gërmuan dhe u dolën në dritë sitet arkeologjike të rrethit të Vlorës, ato më kryesoret si Oriku, Olympia, Cerja, Triporti, Amantia dhe mjaft monumente të tjera. Por që nga gërmimet që u bënë në vitet ‘60-‘70 nuk janë kryer më gërmime arkeologjike në Amantia.
Çdo të thotë është ende një qytet i pazbuluar, nuk ka dokumente për ekzistencën e saj, apo nuk ka objekte arkeologjike që të dëshmojnë të dhënat?
Jo, jo dokumente ka. Këto dokumente e shquajnë ekzistencën e këtij qyteti antik në vitet 350-340 para Krishtit. Mendohet se Amantia është themeluar që nga shekulli VI para Krishtit. Ka shumë shkrime dhe dokumente që vërtetojnë se amantët janë ilirë. Ky qytet, si pjesë e shtetit ilir, pati një zhvillim të madh politiko-ekonomik, për gati 15 shekuj (1500 vjet).
Profesor, disa arkeologë ndajnë mendime të kundërta me atë që po bëhet aktualisht. Thonë “nuk duhen bërë zbulime arkeologjike, se toka i ruan më mirë, pasi ideja është se duhen shuma të mëdha të dokumentohen e të konservohen zbulimet.
Atëherë pse do të duheshin arkeologët. Më duket teori e çuditshme kjo. Ajo që synojmë të zbulojmë te Amantia është pjesa e panjohur e historisë. Periudha kur ka nisur krishterimi, aty gjendet edhe një kishë e shek I pas Krishtit. Ka rëndësi të zbulojmë këtu një nga vatrat e krishterimit, si erdhën në Iliri bashkësitë e para fetare dhe si u krijuan vendet e kultit të ri kristian. Si u krijuan peshkopatat, që u ngritën në qytete më të mëdha e të vjetar ilire si në Lezhë, në Bylis, në Apoloni, në Amantia, në Butrint, etj
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.5%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 5903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian
29 Korrik, 21:13
-
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
29 Korrik, 21:08
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57