'Baba, e mbyta në gjumë Gurijen...Kujdesu për 3 fëmijët!' Detajet e krimit të tmerrshëm në Gramsh

Elvin Hysa 32-vjeçar dje mbyti gruan e tij 31-vjeçaren Gurie Hysa me të cilën ka tre fëmijë. Pranë mesnatës, pak para se të flinin ata kanë nisur debate të forta në dhomën e tyre mbi dyshimet e burrit se gruaja e tradhtonte. Ka pritur ta zë gjumi, dhe aty 32-vjeçari, tashmë i arrestuar nga policia, e ka mbytur duke i vënë jastëkun në kokë. Krimin e rëndë nuk e ka kuptuar asnjë, deri në momentin që Elvin Hysa ka dalë nga dhoma duke i thënë babait të tij 62-vjeçar e kishte mbytur gruan.

Çifti kanë tre fëmijë, të cilët natën e krimit të rëndë nuk ndodheshin në banesën e tyre në fshatin Grekan të Gramshit, ku babai i vrau nënën. Të vegjlit kishin shkuar për vizitë tek gjyshi i tyre në Berat. Burime nga grupi hetimor thanë për Report Tv, se pas aktit të rëndë, 32-vjeçari ka lënë babain në shtëpi me nusen e pajetë dhe me një mushkë që kishin, ka shkuar tek motra e tij në Lumras të Beratit.

Ajo është personi që e ka bindur të dorëzohet në polici. Në gjendje të rënduar psikologjike pas mbytjes së gruas, Elvin Hysa është rikthyer sërish në banesën e tij, aty ku edhe u kap në flagrancë nga forcat e policisë së Gramshit.

Teksa është shoqëruar nga uniformat blu, 32-vjeçari mësohet t'i ketë thënë babait të tij të moshuar që të kujdeset për tre fëmijët. Pranë hetuesve ai ka shfaqur pendesë. Çifti jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, në një shtëpi thuajse të rrënuar. Jetonin vetëm me KEMP-in e autorit të krimit, i cili ishte i paaftë për punë. Ndërkohë që nuk kishte munguar as dhuna e vazhdueshme e burrit ndaj gruas. Ndaj Elvin Hysës kishte pasur dy dënime të mëparshme për dhunë në familje.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)