Lojtari i Nantës e kishte parandjerë se do t’i ndodhte dicka e keqe. Emiljano Sala kishte parandjenjën se avionit ku do udhëtonte nga Kardif në Nantes e më pas do të shkonte sërish në Uells, do të bëhej copë copë.
“Vëlla, jam i lodhur për vdekje. Isha në Nantë duke bërë gjëra, gjëra dhe përsëri gjëra… nuk mbarojnë kurrë. Tani jam në avionin që duket se do të bëhet copë-copë. Po shkoj në Kardif pasi nesër pasdite do të fillojmë stërvitje me ekipin e ri, të shohim si është. Si jeni ju vëllezër, mirë?”-iu ka shkruar Sala shokëve të tij më herët.
Babai i Sala konfirmoi mbrëmjen e djeshme se kishte marrë një mesazh nga i biri, i zhdukur tashmë prej 24 orësh, se kishte frikë për atë që i kishte ndodhur dhe se nëse për 1 orë e gjysmë s’ka të reja për të, atëherë ai nuk do të gjendet edhe kur të kërkojnë që t’a gjejnë, raporton Newshub.
“Nëse për një orë e gjysmë nuk keni të reja rreth meje, nuk di nëse do dërgojnë ndonjët të më gjejë, pasi nuk do të më gjejnë, por që ta dinë… baba, sa frikë që kam”, ishin fjalët e lojtarit për babain e tij.
Në orën 20:30 të ditës së hënë, futbollisti Emiljano Sala rezulton i zhdukur pasi avioni ku po udhëtonte u zhduk. Kontrolli i trafikut ajror në Guernsey tha se piloti kërkoi një ulje emergjente të avionit. Më pas nga ky moment asgjë nuk dihet. Menjëherë filloi një kërkim ajror dhe detar që u ndërpre në orën 02:00 të së martës për shkak të të forcimit të erërave, përkeqësimit të kushteve të detit si dhe zvogëlimit të dukshmërisë.
Dje në mëngjes zyrtarët e aeroportit në Francë konfirmuan se Sala ishte në avionin e zhdukur.