Babagjyshët në Luf të Pukës kanë emër dhe mbiemër! 2 shqiptarët në SHBA i paguajnë të gjitha borxhet e qytetarëve në dyqanin e fshatit

Babagjyshët në Luf të Pukës kanë emër dhe mbiemër! 2 shqiptarët në SHBA i paguajnë të gjitha borxhet e qytetarëve në dyqanin e fshatit

Foto ilustruese

PUKË- Për banorët e fshatit Luf të qytetit Pukë, babagjyshi ka ardhur dhe u ka “shpërndarë” dhuratat për fundvit.

Për këta qytetarë, Babagjyshi nuk është si në përralla, por ka emër dhe mbiemër. Ato janë Alfred Pergjoni dhe Admir Lufi, që jetojnë në SHBA dhe ka vendosur që kanë dërguar lekë dhe kanë paguar të gjitha borxhet që kanë pasur të gjithë qytetarët në dyqanin ë fshatit.

"Heronj për ata persona! Përshëndetje! Në Fshatin Luf të qytetit Pukë, dy djem nga ky Fshat Alfred Pergjoni dhe Admir Lufi të cilët jetojnë në USA kanë bërë një gjest që është për t’u vlerësuar dhe për t’u ndjekur edhe nga qytetarë të tjerë!

Tek dyqani i Fshatit kanë dërguar para dhe kanë shlyer të gjitha detyrimet e personave që kanë patur emrin në listën e borxheve për Ushqime. Në këtë kohë festash ju bej thirrje të gjithave që bashkohen dhe të ndihmojmë të gjithë ata që nuk kanë mundësi dhe gjendjen në vështirësi”, thuhet në njoftim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë