Nën diellin e nxehtë të Rio de Janeiros një babagjysh ekstrem ka vendosur të bëjë një zbritje të jashtzakonshme në prag Krishtlindje, duke përdorur teleferikun ikonik të qytetit në malin Sugarloaf.

Ndërsa rrëshkiste nga kabulli ku shëtisin çdo ditë qindra turistë të mrekulluar nga peisazhi përreth, këtë herë turistët u mrekulluan gjithashtu dhe nga shëtitja e tij.

Mbërritja e njeriut më të dashur të fundvitit për fëmijët në të gjithë botën, në këtë mënyrë kaq aventuriere, bëri që shumë rejt tyre bashkë me prindërit të habiteshin e të prisnin me më shumë ankth mbërritjen e festës së shumëpritur.

Ndonëse nuk kishte dhurata për të shpërndarë për fëmijët Santa Klausi solli një atmosferë të lumtur e të bukur për të gjithë të pranishmit.

Familjet në Brazil, si vendi më i madh me dominancë katolike në të gjithë botën, tradicionalisht e festojnë Krishtlindjen më 25 dhjetor. 

brazil

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)