Një nxënëse në një shkollë Tiranë është abuzuar seksualisht në rrugë nga babai i saj dhe ditën kur F. G ka kryer marrëdhënie me të bijën, kjo e fundit ka pësuar humbjen e ndjenjave, teksa ndiqte procesin mësimor.
 
F.G,ka treguar se në dy raste ka kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e shtëpisë dhe në disa raste jashtë saj,në rrugë, ku babai i dilte përpara dhe e fuste në vende të fshehta. Për këtë ajo nuk kishte kallëzuar më parë, duke pasur frikë nga babai i saj dhe për këtë arsye nuk i ka treguar as mamasë së saj.
 
Vajza në prani të një psikologeje ka treguar se është abuzuar nga babai i saj që prej muajit nëntor 2014, por në gjykatë është shprehur se ajo kishte kryer marrëdhënie me një person tjetër, pa qenë në gjendje të tregojë emrin e tij.

Edhe në datën 17 nëntor 2015, pra një ditë më parë, kur ajo rreth ores 18:30 ishte duke shkuar në shtëpi e ka pritur në rrugë babai i saj, i cili para se të shkonte në shtëpi e ka futur në një vend të fshehtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale.
 
Pas kësaj ngjarje, nxënësja ka pësuar humbjen e ndjenjave në ambientet e klasës.

Fillimisht dëshmia e saj është dëgjuar nga mësuesja e saj kujdestare J. S. dhe më pas nga nëndrejtoresha e shkollës E.N.Për këtë ngjarje në 31 tetor 2016 gjykata e Tiranës, dënoi me 10 vite burg F. G, pas një sërë provash të administruara në dosje.

Gjithçka është zbuluar në 17 nëntor 2015, në ambientet e shkollës pasi, F. ishte përmendur pas një humbje ndjenjash që kishte patur po atë ditë në klasë.

Kur mësueset i kanë thënë se, në shkollë po vinin mjekë për ta vizituar dhe se, ndërkohë ishte njoftuar edhe babai i saj, F. kishte filluar të dridhej dhe të ndihej shumë e frikësuar, duke iu lutur mësueseve të mos lejonin babain ta kontaktonte në atë gjendje.
 
Nisur nga kjo gjendje e F. mësueset kanë insistuar derisa, F. iu ka rrëfyer se, ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj F.G, gjë për të cilën ajo kishte frikë.

Këtë gjë e dëshmoi edhe mësuesja kujdestare e F., shtetasja J.S. Madje, sipas tyre edhe në shkollë kur F.i kishte rëne të fikët dhe ishte përmendur ajo këmbëngulte që përse i kishim njoftuar babain e saj, nuk donte që te vinte ai dhe ishte e frikësuar.

Ajo vetë u ka treguar mësueses dhe shoqes, së saj se babai kishte abuzuar me të seksualisht dhe vetëm qante.

I pandehuri ka shkuar aty, pasi ishte njoftuar nga mësuesja kujdestare J.S. se, vajza e tij nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.

Gjithashtu mësuesja e lajmëroi të pandehurin se, ishte njoftuar dhe urgjenca e spitalit, të cilët kanë shkuar në klasën ku ishte F. për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Babai pasi është futur në klasën, ku po i jepej ndihmë mjekësore vajzës së tij, ka filluar të shajë mësuesit dhe doktorët, si dhe ka dëmtuar derën e klasës së mbledhjeve duke e shëmbur atë, fakt që dokumentohet me anë të këqyrjes se vendit të ngjarjes.
 
Ky fakt u dëshmua edhe nga dëshmitari B.Q, mësues në këtë shkollë. Bazuar në aktin e ekspertimit vlerësues të datës 15 shkurt 2016 të kryer nga eksperti Sami Kapxhiu rezulton se, vlera e këtij dëmtimi është 16 000 lekë.

Në momentin që e dëmtuara F.G. u paraqit dhe dëshmoi u vërejt se dëshmia e saj ishte e ndikuar, pasi në kundërshtim me sa u kishte treguar mësueseve të saj dhe në kundërshtim me sa kishte kallëzuar dhe dëshmuar edhe vetë, ajo tregoi se nuk ishte babai i saj,ai që kishte kryer marrëdhënie me të, por një person tjetër, të cilën ajo nuk arriti ta tregonte.

Megjithatë, edhe në vet dëshminë e saj ajo ishte kontradiktore, duke mos arritur të jepte dot as përgjigje.

hoteleri turizem

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com