Babai, apel në "A1 Report": 
Jepni 2 mijë €, shpëtoni tim bir!

Babai, apel në Jepni 2 mijë €, shpëtoni tim bir!">
 TIRANË - Jeta e 25-vjeçarit Euklid Arapi nga Lushnja varet vetëm nga 2 mijë euro që familja e tij nuk i ka për të prerë biletat, që do ta transferonin në Turqi, ku mund të kryhet operacioni i nevojshëm, afat ky i cili mbaron në fund të këtij viti. 

”Kush ka mundësi të më ndihmojë do t’i isha mirënjohës tërë jetën, se djali rrezikon meningjitin”, thotë Hyqmet Arapi, babai 53-vjeçar, i cili i drejtohet televizionit “A1 Report” për t'u bërë një apel për ndihmë qoftë qeverisë, pushtetit lokal, opinionit publik, pasi operimi i djalit të tij është urgjent dhe duhet të kryhet në Turqi.

25-vjeçari Euklid Arapi, pasi është rrëzuar nga lartësia 7 metra e një ndërtese, prej 6 muajsh iu është nënshtruar 6 ndërhyrjeve kirurgjikale, 4 prej të cilave në spitalin shtetëror “San Giovanni Battista Molinette” në Torino të Italisë. "Djali po keqësohej, po merrte infeksion në ballë. E çova në Itali, pasi rrezikonte meningjit, infeksione në tru, pasi djalit i rrjedh lëngu i trurit", shpjegon babai.
 
Por nga mungesa e dokumentacionit dhe e mijëra eurove të nevojshme, babai i dëshpëruar i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare. "Shkova mbi 30 herë aty dhe me punë të përkujdesur, drejtori që mbulonte marrëdhëniet me jashtë më mundësoi dërgimin e dokumentacionit mjekësor të djalit në një nga spitalet më të njohur. "Shpenzimet e kurimit m’i shlyen shteti. Më nevojiten të paktën paratë e udhëtimit", thotë babai këmbëngulës.

Ia ka dalë të fitojë edhe epikrizën për ta dërguar në Turqi, por familja Arapi ka harxhuar aq shumë para gjatë muajve të qëndrimit në Spitalin Ushtarak në Tiranë, sa tani nuk ka mundësi as për të blerë një palë këpucë të reja, që do ta ndihmonin në kërkimin e mëtejshëm të shërimit të të birit.

euklid arapi
(Në foto: 25-vjeçari i sëmurë, Euklid Arapi).
hyqmet arapi
(Në foto: Hyqmet Arapi, babai i 25-vjeçarit të sëmurë, Euklid Arapi). 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot