HAS -Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Kostur të komunës Golas, të Hasit, ku një 71-vjeçar vrau me armë zjarri djalin e tij, 21 vjeç.
Fillimisht familja ishte përpjekur të fshehë krimin, duke e paraqitur si vdekje natyrale, por janë zbuluar nga të afërmit e tyre, të cilët kanë konstatuar në trupin e viktimës plagët e armës së zjarrit. Menjëherë është njoftuar policia që vuri në pranga babanë vrasës.
Skema e fshehjes së krimit është zbardhur disa orë më vonë pas raportit të parë në media se vrasja kishte ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme (31 tetor). Ndërkohë që vrasja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe familjarët kanë dashur ta fshihnin duke e hequr vrasjen e Ylberit, 21 vjeç si vdekje natyrale.
Pas një konflikti të çastit Binak Nabolli, 71 vjeç kishte vrarë djalin e tij në orët e mëngjesit të sotëm, por familjarët kanë dashur ta fshehin dhe ta hiqnin vdekjen e Ylber Nabollit si vdekje natyrale.
Korrespondenti i TV A1 Report Bekim Lekica, informoi mbrëmë se familjarët kanë përhapur fjalën se djali i tyre ndërroi jetë nga shkaqe natyrore pikërisht nga një atak kardiak. Të afërmit e kësaj familjeje, gjatë ceremonisë së përgatitjes për përcjelljen në banesën e fundit, kanë evidentuar se në trupin e viktimës kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ata kanë njoftuar policinë, e cila vetëm gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme (31 tetor) tha zyrtarisht se 21-vjeçari kishte humbur jetën pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Policia arrestoi plakun 71 vjeçar, Binak Nabolli, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për në morg, ku do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
SI U RAPORTUA FILLIMISHT NGJARJA
Krimi u raportua në orën 20:22 të 31 tetorit. Një 71-vjeçar ka vrarë me armë zjarri djalin e tij 21 vjeç,në fshatin Kostur të Hasit. Sipas informacioneve paraprake nga policia e qarkut të Kukësit, ngjarja tragjike u shënua gjatë orëve të mbrëmjes së sotme kur Binak Nabolli vrau të birin Ylber Nabolli, 21 vjeç, pas një konflikti momental ndërmjet tyre.
Sipas korrespondentit të TV A1Report , Bekim Lekica vrasja ndodhi brenda banesës së familjes Nabolli. Babë e bir janë ndodhur në banesën e tyre, dhe konflikti për “motive të dobëta”, bëri që babai të qëllojë me armë djalin e tij.
Policia në vendngjarje ka mundur të arrestojë 71-vjeçarin, ndërsa informacionet e plota në lidhje me krimin janë të kufizuara për shkak se grupi hetimor ende nuk ka nxjerrë konkluzionet e para. Policia vijon hetimet për të zbardhur motivet reale të ngjarjes tragjike.
Një tjetër viktimë e krimit në familje në Kukës, u shënua vetëm disa javë më parë, ku dy djemtë Avdi e Vexhi Laçi vranë me armë zjarri babanë e tyre Sali Laç, 74 vjeç.
Lajmi u publikua fillimisht në orën 20:22 të mbrëmjes së 31 tetorit dhe u përditësua në orën 08: 20 të 1 Nëntorit.
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com