TIRANE - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një familje në Tiranë, ku babai ka shkuar në banesën e tij dhe u është drejtuar dy fëmijëve me fjalët se: ”… mamin e keni k...dhe gjithë policët e dyshit e kanë dashnore…”. Personi me inicialet S.D, është denoncuar nga fëmijët dhe bashkëshortja e tij, të cilët të traumatizuar kanë kërkuar nga policia ndjekjen penale të tij, kjo pasi S.D, shpesh herë është bërë i dhunshëm në ambientet familjare. Aq më tepër kur dhe gruaja e tij, kishte marrë një vit më parë një urdhër mbrojtje nga gjykata e kryeqytetit.
Nisur nga kjo situatë, policia ka referuar materialin hetimor në prokurori dhe më pas kjo e fundit në gjykatë, e cila pak ditë më parë ka dënuar me 4 muaj burg shtetasin me inicialet S.D. Ky i fundit ka pranuar akuzën duke shfaqur pendesë.
/Shqiptarja.com