SARANDE - Babai i Kostandina Anagnostit, 16 vjecares që ndërroi jetë në mënyrë misterioze pak muaj më parë në qytetin e Sarandës, përmes një letre të hapur dërguar në Shqiptarja.com pohon se ka dyshime te forta se vajza e tij ka qënë shtatzënë dhe është detyruar të abortojë nga njerku i saj, Spiro Papai i cili ditën që ndërroi jetë e shoqëronte me makinë nga Saranda drejt Janinës.
Jorgo Anagnosti, i pyetur gjatë një lidhje telefonike me televizionin A1 Report pohon se këtë fakt ia ka pohuar edhe mjeku ligjor i cili ka kryer ekspertizën fillestare, ndërsa pohon se Prokuroria e Sarandës po përpiqet të fshehë mjeken që ka kryer abortin.
“Dyshoj tek Prokuroria, se vajza ime është dhunuar dhe kurrë kjo çështje nuk është hetuar nga Prokuroria e Sarandës. Nga dosja penale kam mbi 4 fotografi, se vajza ime është e dhunuar, dhe është detyruar nga e ëma e vetë si dhe nga bashkëjetuesi i nënës që ka vajtur pa dëshirën e nënës për të bërë abort. Mbas qafe duket në fotografi, që shoqërohej nga ekspertiza mjeko-ligjore që vajza ime është e dhunuar. Këto dosje Prokuroria e Sarandës jo vetëm që nuk i ka hetuar fare, por mbulojnë krimin e vajzës sime. Nga Prokuroria e Sarandës pengohet kjo dosje që të zbardhet vrasja e vajzës sime. Dhe goditet mjeku ligjor që ka bërë ekspertizën e parë. Pas takimit që kisha me mjekun ligjor, zotin Ermal Shaqiri, t'jua them hapur që vajza ime ka vdekur me abort. Ka pasur një shkak hemoragjie. Ky shkaku vjen nga një abort. Policia e Sarandës dhe Prokuroria mbulojnë doktoreshën e këtij aborti.” tha Jorgo Anagnosti për A1 Report
Anagnosti i bën apel organenve të drejtësisë të zbardhin këtë ngjarje pasi në të kundërt çështjen do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Kam shumë besim se Prokurori i Përgjithshëm zoti Llalla do të zbardhë çështjen, sepse unë do të arrij edhe në Gjykatën Evropiane që të zbardhet kjo çështje. Do t'i drejtohem edhe Presidentit.” shprehet babai i vajzës
16-vjecarja, Kostandina Anagnosti, ndërroi jetë nëntorin e vitit të kaluar, teksa lëvizste me taksi me njerkun e saj nga Saranda në Janinë. Ekspertiza mjeko-ligjore në atë doli në përfundimin se 16 vjeçarja vdiq për shkaqe natyrale.
/Shqiptarja.com

Sarandë, pëson atak kardiak pas vizitës te dentisti, vdes 15-vjeçarja