Lefter Sota pretendon se i biri ishte vetëm dorëzuesi i cili duhet ta çonte shumën e parave pranë kompanise Kurum, si garanci për një të tretën e shumës së kontratës per blerjen e 4 mije toneve hekur qene treg nderkombetare kushtojne mbi 2 milione euro.
Reagimi i plotë i biznesmenit Sota:
Informoj opinionin publik dhe mediat lidhur me arestimin e djalit tim orest sota se:
Ne daten 1 nentor 2017 kam derguar djalin tim Orest Sota, te coje prane kompanise Kurum Sh.A, nje sasi eurosh ne kesh, si garanci per nje te treten e shumes se nje kontrate per 4000 ton hekur nderrimi.
Ashtu sic kam deklaruar edhe prane oficerit te policies, bazuar ne normat tregtare per mbajtjen e kontrates, kjo shume do te sherbente si garanci e kthyeshme, mbasi te ishte kryer pagesa e plote me banke.
Njoftoj se kjo sasi valute buron nga te ardhurat e mia personale e kursimet ne vite.
Une kam filluar aktivitetin tregtar ne vitin 1992!
Objekti tregetar i shoqerise eshte tregtimi i materialeve te ndertimit, hekurit te ndertimit, perpunimi i tij, si dhe perpunimi i skrapit dhe metaleve me ngjyra.
Kerkoj ndjese publikut dhe Policise së Shtetit per mosrespektimin e rregullave te qarkullimit rrugor, nga Oresti.
Deklaroj nen pergjesi penale dhe publike, se shuma e valutes eshte e imja, duke provuar perpara organit te akuzes.
Falenderoj Policin e Shtetit dhe organin e akuzes per profesionalizmin e treguar.
Respektoj gjithe spektrin politik dhe medjat per opinionet e tyre.
Lutem te respektoni shqetesimin tone dhe te leme drejtesinë te na gjykoje.
Me respekt
Lefter Sota
Biznesmeni Orest Sota u arrestua në Elbasan dhe doli sot përpara Gjykatës ku iu dha masa e sigurisë "Arrest me burg". Mbi biznesmenin rëndojnë tre akuza, drejtim pa leje të automjetit, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe fshehja e të ardhurave
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









