TIRANE- Kostandin Dodi, babai i Eleni Bashos e cila u vra në rrethana misterioze më 2 shkurt të këtij viti, i ka bërë thirrje policisë dhe organeve të drejtësisë, të gjejë autorin e vrasjes së vajzës së tij. Babai i viktimës Eleni Basho, Kostandin Dodi, ka folur dje në emisioni "Urbanika", të gazetares Mirjeta Ngjela në televizionin A1 Report.

Ajo që kërkon Kostandini për vajzën e vetë është të gjendet autori i vrasje së saj. Ai thotë se u ka bërë thirrje të gjithë autoriteteve shtetërore. Por askush nuk i është përgjigjur deri tani. Kostandini shprehet se ka tre muaj që nuk i takon fëmijët e vajzë së tij Elenit.

Kostandin Dodi në lidhje me vrasjen e vajzë së tij thotë "Ashtu sikurse e dini edhe ju nga policia e shtetit na njoftuan se vrasësi i Eleni Bashos ishte bashkëshorti i saj Ilia Basho. Ai u paraburgos nga policia e shtetit 3 muaj. Prokuroria dhe gjykata e liruan për arsye se nuk kishte prova. Kur u arrestua Ilia Basho, polica tha në televizor, sa e mori vesh e gjithë bota, se nga provat që kishte grumbulluar policia rezultoi se organizatori i vrasjes se Eleni Bashos ishte bashkëshorti i saj Ilia Basho. Ne kemi shkuar gjithmonë në polici, për të pyetur se kush ma vrau vajzën. Nëse ju si polici nuk jeni në gjendje ta gjeni së kush ma vrau vajzën. Nuk kuptoj ato prova që mblodhi policia, të cilat thoshin se organizatori i vajzës time ishte bashkëshorti i saj dhe që i publikoi, ku shkuan, ku i groposën, ku i futi policia e shtetit, prokurori, gjykatat këto prova që kishte. Nëse nuk do kishte prova mos ta arrestonte atëherë"

Kujt i keni bërë thirrje për të gjetur vrasësin e vajzës tuaj?

Ka 10 muaj që kanë kaluar nga vrasja e vajzës sime. I kam bërë letër Kryeministrit, Presidentit, Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit, Ministrit të Brendshëm dhe nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje deri më sot. Pse u vra vajza ime dhe pse nuk e kemi gjetur se kush e ka vrarë. Kush është autori i vrasjes? Ata nxorën se ishte bashkëshorti, në qoftë se ata thanë më vonë se nuk ishte bashkëshorti atëherë të gjejnë se kush është fajtori i vdekje së vajzës sime. Kush ma vrau vajzën?

Ju vazhdoni të keni dyshime të Ilia Basho ?

Dyshimet i nxori policia. Dyshimet se kush ma ka vrarë vajzën i ka nxjerrë policia. Unë kam shkuar në polici dhe më kanë thënë, që dyshojmë se vajzën tënde e ka vrarë bashkëshorti i saj Ilia Basho. Këtë dyshim ma ka thënë polica dhe ma jep edhe sot e kësaj dite dhe nuk e kuptoj këtë gjë. Polica të gjejë kush është autori i vdekjes së vajzës time. Këtu behën padrejtësira, ku i groposën faktet dhe provat që kishte polica, që thoshin se i dyshuar për vrasjen e Eleni Bashos është bashkëshorti i saj Ilia Basho

Çfarë ndodh sot me Ilia Bashon ?

Ne me bashkëshortin e vajzës sime nuk kemi asnjë marrëdhënie. Edhe me fëmijët nuk na lejon të takohemi. Megjithatë kur të rriten fëmijët ta marrin vesh si është situata

As me fëmijët nuk keni kontakte ?

Kemi dy-tre muaj që nuk kemi kontakt as me fëmijët. Unë dua të them që nga qeveria nga policia këtu behën padrejtësira. Nëse nuk është autor sikurse ka thënë polica, atëherë ta gjejnë kush është autori.

Cili është apeli juaj ?
Apeli im është të më gjejnë se kush është autori i vrasje së vajzës sime e cila la dy fëmijë rrugëve. Nëse kjo polici nuk është në gjendje të gjejë se kush e ka vrarë vajzën time në mes të ditës, në Shkozë të Tiranës, ky është një turp për shtetin dhe për gjithë drejtësinë që nuk është në gjendje të gjejnë se kush ma vrau vajzën. Nëse nuk është Ilia Basho, ta gjejnë se kush është. Se që ishte organizatori i vrasjes së vajzës time Ilia Basho, ata e nxorën nuk e nxora unë. Tani pse e hodhën poshtë? Nuk është ai le të gjejnë tjetrin.

Këto dyshime të hedhura nga polica kanë bëre që ju të ndërprisni marrëdhëniet me Ilia Bashon?
Po, po. As fëmijën ata nuk na i lejojnë ti takojmë

Ku janë fëmijët aktualisht?
Këtu në Tiranë janë.

Ju vazhdoni të kërkoni drejtësi?
Po unë dua të di kush është autori i vrasjes së vajzës time. Këtë e kërkoj nga qeveria, prokuroria, policia pra nga të gjitha organet shtetërore . U kam bërë thirrje të gjithave dhe asnjë nuk më ka dhënë një përgjigje.

A vazhdojnë hetimet, ju kanë thirrur në polici javët e fundit?
Po vazhdojnë.

Vazhdon edhe marrja në pyetje e të gjithë të afërmve të Eleni Bashos ?
Këtë nuk e di çfarë të them.

Juve ju kanë marrë në pyetje ?
Po na kanë marrë, pra kemi kontakte me policin.

Pra hetimi vazhdon nuk është mbyllur ?
Nuk e di. Ne duam të na gjejnë autorin. Na kanë thënë që do e gjejnë . por deri tani nuk kanë nxjerrë gjë në shesh.

(Shqiptarja.com)

(sg/shqiptarja.com)