Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi foli rreth takimit me ish presidentin që ndodhen në Hagë ku po gjykohet nga Gjykata Speciale. Sipas tij, do të kishte marrë shtëpi në Hagë po të kishte mundësi dhe të vizitonte më shpesh të birin por e ka të pamumndur prej gjendjes shëndetësore.
Ajo çfarë vuri re nga takimi me Hashim Thacin ishte se kishte ndryshuar fizikisht për shkak të rënies në peshë.
“Mos u mërzit, marre sen s’ke ba. Ai nuk u dok që po mërzitet. Ka hup shumë peshë atje në Hagë. Dojke me ma përhumb, thojke që po bën aktivitete sportive atje shumë”, tha ai, për Kanal 10.
Thaçi tha se ishte frikësuar shumë që do të mërzitej për shkak të moshës, por shtoi se i biri bashkë me të tjerët kanë shkuar që të dalin faqe bardhë.
“Pasha Zotin s’jam mërzitë veç për Hashimin, por për krejt popullin. S’kisha çka me ba. Isha në Hagë. Jam tut që po mërzitna fort. Unë jam vjetëru shumë. Edhe derxha, se vallain pa shku bile ni muj, qatje kisha gjet banesë edhe i kisha vizitu. Por, s’kam fuqi. Fryma e më ka lëshu takati. Hashimi ish mirë. S’di me të kallxu se kush u mërzitë ma shumë. Nuk mërzita fort, se e di që ka shku për faqe të bardhë. Ajo është nder. Ai ka shku për vendin e vet. Na krejt që jemi gjallë duhet me mendu edhe për ata që janë vra për vendin e vet. Unë i thash, mos u mërzitë se marre s’ke ba. Ai su doket që u mërzitë. Më met merak që si pashë ata tjerët”, tha ai.
Nese e quan faqebardhë për qindra vrasje Shqiptarë atëher qenke edhe më i zi se vet vrasësit
Përgjigju