Babai i mbetur “pa bukë” i kërkon
para djemve, ja përgjigjja e tyre

Babai i mbetur “pa bukë” i kërkon<br />para djemve, ja përgjigjja e tyre
ITALI- Një baba i vetmuar 80 vjeçar i mbetur trokë i cili nuk mund të përballojë dot shpenzimet e muajit u ka kërkuar dy djemve të tij një shumë prej 80 euro çdo muaj. Por përgjigjja e tyre ishte shokuese për një prind që i ka rritur deri më tani duke i ka bërë të aftë për punë… Ai u kërkoi nga 80 euro në muaj dy fëmijëve të tij pasi çdo fund muaji ngelte trokë, por ata i thanë që të bënte si të bënte.

“Marr 600 euro në muaj, por 300 euro shkojnë për qiranë dhe me pjesën tjetër nuk ia dal dot as të ha bukë. Nëse më jepni nga 80 euro secili me 150-160 euro më shumë në muaj mund ta shtyj muajin në mënyrë dinjitoze”, u ka thënë 80-vjeçari italian dy djemve të tij.

Por ata nuk deshën t’ia dinë dhe i thanë të atit që të rregullohej si të mundej ndërkohë që një avokat i erdhi në ndihmë të moshuarit.

Në Itali e drejta prindërore nuk është thjesht një term etik por edhe një term juridik. Ai tashmë po zhvillon një gjyq dhe mund të përfitojë nga fëmijët shpenzimet e ushqimit çdo muaj.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë