Babai: Imami më nisi djalin
me gjithë familjen e tij në Siri
Në një kohë kur Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 8 personat e arrestuar për dërgimin e mercenarëve Shqiptarë në luftimet e Sirisë, një tjetër denoncim kundër “imamit” të vetëshpallur Genci Balla është rregjistruar në prokurori.
TIRANE- Në një kohë kur Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 8 personat e arrestuar për dërgimin e mercenarëve Shqiptarë në luftimet e Sirisë, një tjetër denoncim kundër “imamit” të vetëshpallur Genci Balla është rregjistruar në prokurori. Familja Shuli nga fshati Gurras i Zagroçianit në Pogradec, akuzon “imamin” e xhamisë së Unazës së Re, për rekerutimin dhë dërgimin e djalit në luftimet në Siri.
Kryefamiljari Dylber Shuli tregon detaje të ikjes së djalit dhe kallëzimin ndaj shtetasit Genci Balla, të cilin e akuzon si ideatorin e dërgimit të së birit në Siri. Nisur nga kjo situatë Dylber Shuli, i është drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Pogradecit, kallëzim i cili pritet që shumë shpejt të administrohet në dosjen penale të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
KallëzimiNë denoncimin e tij i moshuari Dylber Shuli pretendon se djali i tij, Krenar Shuli nga aeroporti i Rinasi u largua drejt Turqisë më 24 tetor të vitit të kaluar së bashku me tre fëmijët dhe gruan. Për këtë ai nuk morri miratimin e familjarëve. Nëna e Krenar Shulit, Asija edhe pse flet herë pas here në telefon me djalin, është në merak dhe kërkon të kthehet. Ajo pretendon se djalin e kanë mashtruar pasi vetëm 6 klasë shkollë kishte. Dy të moshuarit kërkojnë që prokuroria të hetojë rastin e dërgimit të Krenar Shulit në Siri. Ky i fundit disa kohë më parë ka qënë emigrant në Greqi, dhe pasi është kthyer në Shqipëri ka rënë në kontakt me shtetasin Genci Balla, i cili ka arritur ta bindë që të largohet së bashku me familjen e tij, në drejtim të Sirisë.
Në Siri 5 personaNdërkohë sipas kryeplakut të fshatit, Altin Beqiri, dërgimi i të rinjve është bërë si aventurë në zonën e tyre. Ai pranon se nga fshati kanë ikur në Siri rreth 5 të rinj. Imami i vetëshpallur Genc Balla, i njohur mes myslimanëve edhe me emrin Shehj Abdurrahim Balla tashmë do të përballet edhe me një denoncim të ri. Balla, i arrestuar për terrorizëm dhe pas kallëzimit të shkodranit Mani për dërgimin e ish-bashkëshortes dhe djalit të tij 4 vjeç drejt Sirisë, Dylber Shuli nga Gurras e akuzon imamin e xhamisë së Unazës së Re.
Shkrimi u publikua sot (16.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67.4%
-
PD
12.2%
-
Partitë e vogla
20.4%
Vota total: 466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ardit Haxhija: Të zhgënjehesh nga Berisha në 2025?
13 Mars, 15:30
-
Vlorë/ Ktheu lokalin në ‘dyqan’ kanabisi dhe lojërash fati, arrestohet pronari 38-vjeçar
13 Mars, 15:29
-
Ku po arrin inteligjenca artificiale? Aplikacion që zbulon kancerin e lëkurës me 1 foto! Ekspertët: KUJDES! Mjeku flet i fundit
13 Mars, 15:25
-
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 Mars, 15:25
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Demush Shasha: Koha për ndryshim kursi
13 Mars, 15:18
-
Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen për 3 ditë lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht, ja kur përmirësohet
13 Mars, 15:14
-
Thaçi viziton babanë e sëmurë në spitalin e Prishtinës/ Mjekët e duartrokasin, largohet mes brohoritjeve “UÇK, UÇK”
13 Mars, 15:03
-
Europa League/ Roma sot në transfertën baske, Ajax në Gjermani! United dhe Tottenham kërkojnë përmbysjen
13 Mars, 14:54
-
Rusia jep sinjale refuzimin për armëpushimin 30 ditor! Zelensky: Ata kërkojnë zvarritjen e luftës
13 Mars, 14:50
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41