Babai i cili akuzohet se përdhunoi vajzën e tij, ka deklaruar se nuk e ka e ka kryer një veprim të tille, por kanë qenë gruaja dhe një person tjetër që kanë bashkëpunuar kundër tij me qëllim që ta burgosin.
Guri Përgjegji ka deklaruar se gruaja e tij e dytë, njerka e vajzës 15-vjeçare, ka një lidhje jashtëmartesore me dike tjetër. Ai mohon kategorikisht që të ketë përdhunuar të bijen, por pohon se 15-vjeçarja kërkonte liridalje dhe kishte shumë shpenzime.
46-vjeçari ka mohuar të ketë përdhunuar vajzën e tij dhe ka deklaruar se ky është një "puç" nga gruaja e tij, një person tjetër dhe e bija, të cilët e akuzojnë për ta burgosur.
EKSPERTIZA MJEKO-LIGJORE
Por, pavarësisht pretendimeve të Përgjegjit, ekspertiza mjeko-ligjore fakton se 15-vjeçarja është përdhunuar. Në laborator janë dërguar edhe rrobat që vajza kishte veshur ditën e ngjarjes së rëndë dhe është e faktuar se e mitura është përdhunuar.
DESHMIA E BABAIT TE NJERKES SE VAJZES
Një tjetër dëshmi vjen për Report TV nga babai i njerkës së 15-vjeçares, Shpetim Nesimi. Ai pohon se vajza e tij, gruaja e dyte e Përgjegjit, kishte kuptuar se diçka nuk shkonte mes 15-vjeçares dhe babait.
"Ditën e ngjarjes vajza ime u konfliktua me bashkëshortin. Përgjegji shfaqte gjeste jonormale me 15 vjecaren. Ditën e ngjarjes shkuan ne banese ,me rroba me balte. Vajza ime i pyeti se ki ishin bërë me balte. Guri mohoi ti kishte bërë gjë 15 vjeçarës dhe tha se ishin rrëzuar me baltë. Pas konfliktit guri u largua nga shtëpia."
BANORET: GURI NA KA ULUR BURRERINE
Ndërkohe edhe banorët deklaroje se ndihen të turpëruar për atë se çfarë ka ndodhur në fshat dhe se veprimi i Gurit u ka ulur burrërinë.
“Ndihemi të turpëruar nga ajo se çfarë ka ndodhur. Veprimi i Gurit na ka ulur burrërinë"
/Shqiptarja.com