Babai për pak sa nuk i mori jetën djalit të tij, pasi tentoi ta qëllojë atë me armë zjarri. Bëhet fjalë për një krim të parandalaur nga policia në në Kamëz, ku Lutfi Drazhi 76 vjeç ka marrë armën dhe ia ka drejtuar djalit G.Drazhi duke tentuar që ta vrasë.
 
Sapo familjarët e tjerë kanë konstatuar një gjë të tillë kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në shtëpinë e familjes Drazhi dhe ka neutralizuar 76 vjeçarin, që ka pasur në duart e tij edhe armën e zjarrit që ia kishte drejtuar në fytyrë të birit.
 
Forcat e policisë kanë arrestuar 76 vjeçarin si dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit pushkë, por nuk janë mjaftuar vetëm me kaq.

Pas marrjes në pyetje të tij, ata kanë prangosur edhe 65 vjeçarin Uzri Shira i cili një ditë më parë i kishte shitur 76 vjeçarit armën e zjarrit tip pushkë, në shtëpinë e të cilit është gjetur edhe një automatik të tipit AK-47 dhe disa fishekë.

kallashi
kallashi
(Kallashi, pushka dhe fishekët që u gjetën në banesën e 76-vjeçarit në Kamëz)

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)