Babai u vrau nënën e veten,fshati 
ndërton shtëpinë e 3 jetimëve

Babai u vrau nënën e veten,fshati <br />ndërton shtëpinë e 3 jetimëve
Komuniteti vë dorën në zemër për 3 jetimët e familje Myftari.

Ngjarjet tragjike që tronditën jetët e tyre të njoma nuk do të harrohen kurrë, por të paktën ata do të kenë një çati mbi kokë. 

Ddisa vite me parë në familjen Myftari nga fshati Vlosht në Roskovec, kryefamiljari Fatmir Myftari ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë duke ka lënë jetimë 5 fëmijë. Ai u dënua me 25 vite burg, por më pas vari veten.
 
Por pas kësaj ngjarje 5 fëmijët e kësaj familje jo vetëm që kanë mbetur pa prindër, por edhe pa shtëpi.
 
Xhaxhai që i kishte marrë nën kujdestari dhe i mbante në shtëpi, ndërroi jetë para 1 viti.

Dy vajzat e mëdha të familjes u martuan, ndërsa 3 fëmijët 18, 15 e 12 vjeç mbetën në qiell të hapur.
 
Bashkia e Roskovecit i kishte futur në listën e të pastrehëve, por kohët e fundit ka filluar edhe ndërtimin e një strehe për këta 3 fëmijë. Banorët e fshatit janë solidarizuar duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë për 3 fëmijët jetimë, ku më i madhi i tyre është vetëm 18 vjeç, i mesmi 15 e më i vogli 12 vjeç.

“S’kemi nga vemi. Deri tani kemi jetuar te xhaxhai, xhaxhai fatkeqësisht vdiq. Kemi sot e dhjetë vjet që rrimë përjashta, s’kemi shtëpi dhe asgjë tjetër. Flinim në një copë kasolle. Bashkia dhe banorët vunë dorën në zemër dhe po na ndihmojnë”, tha njëri prej jetimëve.
 
“Unë si banor nuk dua të shfaq veten time, por kam kontribuar dhe do kontribuoj. Ne si vloshtar kemi një solidaritet shumë të ngushtë”, tha kryetari i fshatit.
 
Bashkia e Roskovecit është duke kontribuar me bazën materiale ndërsa banorët e fshatit Vlosht punojnë falas për ndërtimin e shtëpisë.

“Tani jemi në momentin kur po ndërtohet çatia e shtëpisë, por ajo që është shumë e rëndësishme është fakti që kemi ndjerë në çdo moment mbështetjen e  banorëve të fshatit. Fëmijët, gratë nënat dhe vajzat kanë qenë pjesë e këtij kontributi por edhe ustallarët kanë punuar falas nga një ditë në ndërtimin e kësaj shtëpie. Kjo shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e banorëve të fshatit”, u shpreh Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.
 
Pas 10 vitesh të jetuara në kushte të vështira edhe 3 jetimet e familjes Myftari sot do të kenë strehën e tyre.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora