'Babalja'/ Apeli cakton procesin ndaj Ervin Saljanjit, seanca më 12 prill

'Babalja'/ Apeli cakton procesin ndaj Ervin Saljanjit, seanca më 12 prill

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar datën e përballjes gjyqësore të deputetit demokrat Ervin Salianji, i pandehur në dosjen “Babalja”. Sipas Apelit, seanca është caktuar më datën 12 prill, ora 10:00. Në shkallën e dytë kjo çështje do të shqyrtohet nga një treshe gjykuese me relator gjyqtaren Elona Toro dhe anëtarë gjyqtarët Iliba Bezati dhe Genti Shala. Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim