Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka replikuar me kryeministrin Edi Rama edhe sa i takon çështjes "Babalja". Basha publikon me video qëndrimet e kreut të qeverisë nga analiza e ekspertizës për të cilën Rama tha që në fillim se ishte montazh e deri te "aktorët" e pretenduar të videoregjistrimit, ndërsa e sfidon atë që ta publikojë ekspertizën e videos, të cilën sipas tij shqiptarët po presin ta shohin.

"Është thjesht një manipulim i shëmtuar. Historia e këtij audipërgimi ka një fund të qartë, po ta shikoni ka vetëm aktorë. Te Babalja i parë do të dalë një e vërtetë që do të habiteni të gjithë.

Komentet e Edi Ramës

Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”.  Pse i vonon?! Nxirri tani!

 Lulzim Basha, kryetar i PD

Askush nuk habitet! Atë që urdhëroi Rama para 4 muajsh, nxjerr Prokuroria e tij sot. 

Mbyllet video e publikuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha



Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së grupit të partisë se Lulzim Basha u tradhtua nga kunati i Albert Veliut i njohur i ‘Babalja’, pasi nuk mori shumën e eurove që iu premtua për të luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm në audio përgjimin e publikuar nga PD disa muaj më parë dhe që u cilësua nga prokuroria si montazh. Kryeministri u shpreh se nuk ishte vetëm ekspertiza që konfirmoi montazhin, por edhe vetë ‘aktori i pa paguar sipas premtimit të Bashës, që i ka dalë për zot zërit të vet në përgjim’.