'Babalja'/ Gjykata urdhëron shoqërim me forcë të Gazmend Bardhit

'Babalja'/ Gjykata urdhëron shoqërim me forcë të Gazmend Bardhit

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka urdhëruar që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi të sillet forcërisht në gjyqin ku shqyrtohet dosja 'Babale'.  Ky urdhër është kërkuar nga Prokuroria pasi Bardhi ka hezituar të paraqitet në këtë institucion edhe pse është thirrur dy herë për të dëshmuar.

Ndërsa për prokurorin Besim Hajdarmataj, prokurorët e çështjes në fjalë kanë kërkuar vetëm rinjoftimin e tij për seancën tjetër. Po ashtu u kërkua nga drejtuesit të Prokurorisë së Krimevë të Rënda të vërë në dispozicion informacione për angazhimin e Hajdarmatajt. Kjo pasi, prokurori paraqiti në seancën e sotme një shkresë, ku thoshte se nuk mund të paraqitej për të dëshmuar në seancë pasi ishte i angazhuar në një gjyq në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Edhe për biznesmeni Ylli Rakipi, i cili gjithashtu nuk është paraqitur për shkak se ndodhej jashtë shtetit, gjykata vendosi ta lajmërojë sërish.

I pranishëm në seancë ishte i pandehuri Fredi Alizoti. Kujtojmë se kjo dosje mori një bujë politike vitin e kaluar, ndërsa të pandehur kanë përfunduar edhe ish deputeti Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i ashtuquajtur me nofkën 'Babale'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 30/07/2019 15:50

    Hej Tiranas,a e mbani mend Toren,Tore B...i thoshnin. Ky Bardhi eshte si Torja pederast.

    Përgjigju
  • bjeri ne koke: 30/07/2019 15:41

    Fute brenda kermen se mban ere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer