Rama fajëson opozitën për tritolin në banesën e Xhisielës: Ja çfarë qëllimesh kanë

Kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar në kryesinë e Kuvendit, ka akuzuar opozitën në lidhje me tritolin që iu vu mbrëmjen e djeshme, Xhisiela Malokut.

Në fjalën e tij, Rama është shprehur se nuk i interson maxhorancës që të krijojë mendimin se Xhisiela është nën trysi të rënduar psikologjike por opozitës.

Mbrëmë natën i vunë tritol në shtëpi, kush është i interesuar për të krijuar idenë se vajza është në një trysi psikologjike. Kush është i interesuar, ne?

S’ka mendje, as peshqit e liqenit artificial, se besojnë këtë. S’ka mendje normale që e beson këtë. Ata kanë interest të cysin këtë histori me lëndë plasëse. Do të dalë e vërteta edhe për vajzën e "Babale 2".

Edi Rama, kryeministër 

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e gjyshit nga ana e mamasë së Xhisiela Malokut, në shtëpinë e të cilit ajo jeton bashkë me nënën dhe motrën. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa familjarët kanë mbetur të tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. 

Rasti i vajzës nga Fushë Kruja, Xhisiela Maloku, ka trazuar politikën shqiptare dhe mediat kohët e fundit, pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu se ajo ishte përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. 

Vetë Xhisiela ka mohuar përdhunimin, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se ajo është dhunuar nga Rexhep Rraja. Pak ditë më parë Rexhep Rraja u arrestua, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e përndjekjes. Atij iu dha masa e sigurisë arrest me burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:11
Rama: Më vjen keq për Rrahman Rrajën, po kalon situatë të vështirë (VIDEO)

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme në Kryesinë e Kuvendit, ka komentuar gjatë çëshjen "Xhisiela". 

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se i vjen shumë keq për deputetin e tij në Fushë Krujë, i cili po përballet me një situatë të vështirë familjare pasi gruaja e tij ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Sot djali i një deputeti është në burg, më vjen shumë keq për Rrahmanin sepse është pranë shtratit të gruas në spital, e cila ka kohë që po lufton me vdekjen. Po kalon situatë të vështirë edhe si baba. Pavarësisht se ka një djalë që është aty ku e meriton të jetë.

Edi Rama, kryeministër

Ora 11:07
Rama 'marrëveshje' me Gjoshën: Do kërkoj arrestimin e Ballës, nëse e sheh në filmimet e Komisariatit

Gjatë mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar edhe ngjarjen ku oficeri Emiljano Nuhu ka deklaruar se Taulant Balla e ka kërcënuar me armë në Komisariatin e Krujës.

Ngjarjen, Rama e ka lidhur me letrën e djeshme që disa deputetë të opozitës i kanë dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të cilit i kërkuan largimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me motivacionin se ai shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet.Rama konkretisht i është drejtuar deputetes së LSI-së, Kladja Gjosha, ish-ministres së Integrimit duke i thënë se nëse ajo shikon Taulant Ballën në filmimet e Komisaritatit atëherë ai do të shkojë bashkë me të në Prokurori për të kërkuar arrestimin e tij.

Ti mund t’i drejtohesh policisë për të parë materialet. Nëse gjen Taulantin, unë do të votoj bashkë me ty, jo vetëm për ta hequr Taulantin nga drejtimi por për ta arrestuar. Të jap fjalën publikisht.

Edi Rama, kryeministër

Fjala e plotë e Ramës: 

Dua t’i drejtohem njërës nga firmëtaret e letrës së opozitës ndaj Ruçit. E kam pasur edhe ministre Integrimi për të cilën kam qëndrimet më të mira.

E dashur Klajda, qetësohu! Taulanti është ai që ka qënë kur bashkëpunonit bashkë. Ai nuk e ka bërë kurrë atë gjë që e ka shqetësuar aq shumë Monikën, dhe për pasojë dhe ty.  Pamjet e saj nate  materialet filmike të komisariatit të Krujës janë në Prokurori. Ti mund t’i drejtohesh policsë për të parë materialet. Nëse gjen Taulantin, unë do të votoj bashkë me ty, jo vetëm për ta hequr Taulantin nga drejtimi por për ta arrestuar. Të jap fjalën publikisht. Por ama ti po nuk gjete Taulantin besoj që do ta shkruash besoj një letër ndjese Parlamentit Europian, pavarësisht se Monika do të të thojë: Klajda mos e bëj!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rino: 08/10/2018 17:11

    M**t i jati m**t i biri m**tdhe që mban plehra në parlament.

    Përgjigju
    • Babalja: 08/10/2018 19:52

      M..t salehu dhe m..t lulja&co bashke me ty

  • Arresto TAHIRIN.: 08/10/2018 14:44

    Cfare LIDHJE ka te kesh semure GRUAN me DJALIN kriminel me ARME , VRASES ? NJE LIDHJE ka .BURRI DHE I BIRI E KANE SEMURUR GRUAN ME KRIMET QE BEJNE .KJO ESHTE LIDHJA .RAMA ESHTE HIPOKRIT SE PO TE NDJENTE DHIMBJE NUK I LINTE GJERAT TE AGRAVONIN.

    Përgjigju
    • niku: 08/10/2018 17:14

      cfare thua fole hapure mose u fshi mbase opozites legene

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi