‘Babanë në listë të sigurt’, Lapaj iu përgjigjet kritikave në rrjet: Na sulmojnë pse po garojmë në lista të hapura! Mos u manipuloni

Adriatik Lapaj u është përgjigjur sërish kritikave për plotësimin me kandidatë fiktivë të pjesës së mbyllur të listave me garues për deputetë të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Lapaj shprehet se kjo plotësimi i pjesës së mbyllur së listës me kandidatë për deputetë, me garues fiktivë, ka si qëllim që kandidatët e vertetë të koalicionit të testohen drejtpërdrejtë në elektorat.

Trajtimi si gabim, i kësaj metode të zgjedhur nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, për Lapajn është një tentativë për të manipuluar opinionin publik.

“Pasi e renditëm veten në lista të mbyllura për të shkuar më parlament pa garë sipas modelit të politikës së vjetër, ku punojnë disa për disa, tashmë të kompleksuar totalisht nga vendimi ynë për të hyrë në garë me lista të hapura e për ta renditur të gjithë ne veten në garë me lista të hapura, kanë nisur baltën e gurët për të na thënë e për ta nxjerrë para popullit si njerëzit që po bëkan mëkat të madh që po garonkan në lista të hapura. Të dashur miq, ne këto dy vite kemi luftuar që nga mbledhja e 21 mijë firmave, shkrimi i projektligjit dhe deri në gjykatë kushtetuese për të hapur ligjin për listat dhe për këtë do të luftojmë deri në fund, e ndaj jemi në këtë garë për të shkuar në parlament me lista të hapura. O shkojmë me garë o kurrë mos shkofshim. Mos u manipuloni. Merrni baltën dhe gurët e tyre, e me baltën e tyre të krijojmë humusin e nevojshëm për ta rritur këtë pemë të re të ndryshimit të atdheut, e me gurët e tyre të ndërtojmë urën për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar, e përmes votave nesër në parlament të mund të detyrojmë këtë sistem të keq të transformohet e të hapë garën që më të mirët të na udhëheqin në çdo fushë të jetës. Ju përshëndes”.- tha Lapaj.

Çfarë shtoi kritikat për këtë mënyrë të të shkuarit në zgjedhje të koalicionit të Lapajt, ishte renditja e babait të këtij të fundit, në vendin e parë në listën e mbyllur për Qarkun Berat.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, viktimat janë të moshave 14-25 vjeç, diskotekës i mbaronte afati i licencës më 24 mars

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, viktimat janë të moshave 14-25 vjeç, diskotekës i mbaronte afati i licencës më 24 mars