Por ky projekt është publikuar më herët se ata e kishin menduar për shkak se kënga "Boussa” u publikua një ditë më parë në mënyrë të paautorizuar.
Këtë e pohoi dhe këngëtari i grupit “Skillz” Visari në një intervistë për mediat kosovare.
“Kemi punuar shumë në këtë këngë dhe kemi pritur që publikimi i kësaj kënge të bëhet në një tjetër mënyrë. Por ja që ka persona shumë të shpejtë, që e publikojnë këngën pa autorizmin tonë”, tha Visari.
"Na e bojna se dojna, krejt zona është e jona. Na e bojna se dojna, krejt tjert i rrzojna" janë disa nga vargjet e këngës së punuar nga top producentët Zzap n’ Chriss.
Kënga premton sukses ndërkohë që mësohet se djemtë po punojnë edhe për videoklipin.
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)