Babë e bijë u vranë nga sulmi rus në Zaporizhzhia

Babë e bijë u vranë nga sulmi rus në Zaporizhzhia

Foto nga sulmi rus në Zaporizhzhia

Një burrë 50-vjeçar dhe vajza e tij 11-vjeçare u vranë pasi raketat ruse goditën një shtëpi në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia.

Rusia kreu një sulm me raketa në Zaporizhzhia, nga ku mbeti e vrarë një familje tjetër.Vajza dhe babai saj vdiqën në një ambulancë, ndërsa  një grua 46 vjeçe, që u përshkrua si gruaja dhe nëna e viktimave, u nxor nga rrënojat.

Zaporizhzhia është nën sulm të përtërirë që kur lufta e Moskës hyri në vitin e saj të dytë. Në shkurt Rusia nisi sulmin më të rëndë me raketa në qytet që nga fillimi i luftës, duke lëshuar 17 raketa në një orë.

Anatoliy Kurtev, sekretar i këshillit të qytetit, tha se një shtëpi u shkatërrua dhe disa ndërtesa përreth u dëmtuan, pas sulmit me dy raketa ruse.

“Terroristët e mallkuar rusë sulmuan sërish Zaporizhjën dhe sërish kemi humbje të jetës”, shkroi ai në Telegram.

Sulmi vjen teksa forcat pushtuese ruse po vazhdojnë mbrojtjen e tyre në lindje të Ukrainës, me ushtrinë e Kievit që ka raportuar se forcat e tij kanë zmbrapsur mbi 50 sulme gjatë ditës së kaluar.

Në deklaratën e lëshuar më 9 prill, Shtabi i Përgjithshëm tha se ushtria ruse po vazhdon të sulmojë lindjen, me fokus në qytetet e Limanit, Bahmutit, Avdijivkës dhe Marjinkës, që gjenden në rajonin e Donjeckut.Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse kanë kryer mbi 40 sulme ajrore dhe katër me raketa më 8 prill.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Bombardime ruse në Zaporizhia, vdes babai dhe vajza e tij 12 vjeçare! Macron: Nuk është koha për negociata me rusët, por ne po i bëjmë ato


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren