Babë e bir janë arrestuar në Krujë pasi dyshohet se kanë kultivuar dhe kanë përshtatur disa vende të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Brret. Gjatë kontrollit në një pjesë të pyllëzuar të fshatit Brret, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30 bimë të dyshuara narkotike cannabis, informoi sot policia e Tiranës.
Policia ka vënë në dispozicion dhe pamje filmike.
Të arrestuar në kuadër të operacionit “Cover’ janë shtetasit H. K., 62 vjeç, dhe A. K., 32 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Krujë.