Rama vuri ultimatum për Shqipëri më të pastër, Lungomare në Vlorë 'mbytet' nga plehrat

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka vënë ultimatum për një Shqipëri më të pastër dhe pushteti vendor është angazhuar për pastrimin e qytetit, Vlora vazhdon ta ndjejë mungesën e vëmendjes.

Këto pamje i përkasin zonës së Lungomares dhe Unazës së qytetit. Pavarësisht se jemi në sezon turistik koshat e mbushura dhe të papastruara janë në disa pika të qytetit e megjithatë kjo gjë nuk i bie në sy as firmës së pastrimit “ Duka”, as bashkisë së Vlorës .

Firma “ Duka” e cila ka fituar tenderin që në periudhen kur në krye të bashkise qëndronte Shpëtim Gjika dhe me vonë tetë vite me Dritan Lelin ka patur jo pak ankesa nga qytetarët vlonjatë. Gjatë dy viteve te fundit midis Bashkisë se Vlorës dhe Firmës “ Duka “ pati përplasje për pastrimin e qytetit, ku kryebashkiaku Leli kërkonte një pastrim dinjitoz kurse firma Duka kërkonte shlyerje totale të detyrimeve nga ana e Bashkisë.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/06/2023 01:16

    D.m.th. artikulli i mesiperm i permbledhur ne nje fjali: Bashkia Vlore ben sikur paguan firmen /Duka/ dhe firma /Duka/ ben sikur pastron Vloren !!! NICE!

    Përgjigju
  • Kollozi: 06/06/2023 22:37

    Prandaj e zaptuam dhe plazhin te shkembi doktorit se ishte me plera mos u ndjeni me ju pensionista se do ua shtyp koken

    Përgjigju
  • Anonim: 06/06/2023 21:21

    Jo vetem lungomare por i gjithe bregdeti i Vlores eshte shume i ndotur

    Përgjigju
  • Eva: 06/06/2023 17:15

    Falë Edi Ramës është rritur mirëqenia e popullit tonë, shih sa mbeturina prodhojmë sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

S'ndalen pasojat e nëndeklarimit! Mbi 55% e punonjësve nuk arrijnë pagën mesatare! Shtohen ata me rroga minimale

S'ndalen pasojat e nëndeklarimit! Mbi 55% e punonjësve nuk arrijnë pagën mesatare! Shtohen ata me rroga minimale