Baçe: Ne vitin 2009 u bë reformim
​i gabuar për Akademinë e Shkencave

Baçe: Ne vitin 2009 u bë reformim<br />​i gabuar për Akademinë e Shkencave<br>
Për të folur për Akademinë e Shkencave dhe problematikat që e kanë sjellë deri në këtë situat të vështirë, zgjidhjet e mundshme për të përmirësuar situatën ishte i ftuar në Report Tv Apollon Baçe.

Baçe ka thënë se problemi i Akademisë së Shkencave, ka nisur më herët që në vitin 2009, atëhere kur nisi reformimi i cili ishte për mirë por solli rezulltate të këqija.

Atëherë u kalua në modelin “Humbolian” sipas të cilit kërkimet nuk bëhen në institute po në universitete, amerikanët e kanë këtë sistem, gjermania pjesërisht. Takimi me Edi Ramën shkoj mirë edhe keq, unë i kam thënë le të digjem si vaj le të vij një tjetër e të jetë kualitativ, të futet ai e të mos fiket kandili, pra akademija.

Nuk mund të mbyllet akademija, është institucion si të gjith të tjerët, ashtu si kuvendi. Flamuri është simbol kombëtarë e nuk mund të hidhet posht.

Intervista e plotë:

Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve me Akademinë e Shkencave? Pse ka ardhur deri në këtë situat të vështirë? Kryeministri ka reaguar ashpër, ka pasur dhe takime të cilat mund të çojnë në reformimin e Akademisë së Shkencave?

Faktikisht kjo akademi, mund të përshkruhet qartë nga një thënie e Sami Frashërit  “Ç'ka qenë, ç;është dhe ç'do të bëhet” është një shprehje që e përshkruan më së miri Akademinë e Shkencave.

Aty ka pasur akdemik që kanë studiuar në perëndim dhe në lindje, ata që kanë studiuar në perëndim janë më të spikatur. Ky që kemi ne është model i “Leopolidinës”, ku Merkeli ka qenë anëtare, ky është modeli më i mirë për institutet dhe akademinë. Pse kemi arritur në këtë situatë të vështirë? Unë mendoj se  shkaku nis që nga viti 2009, atërere u nis një reformë për mirë por doli për keq.

Atëherë u kalua në modelin “Humbolian” sipas të cilit kërkimet nuk bëhen në institute po në universitete, amerikanët e kanë këtë sistem, gjermania pjesërisht. Ju do pyesni pse? Kam dhënë mësim në gjermani, unë kishia 10 student doktorant, ishin mbështetësit e mi, njëkohësishtë unë i përgatisja ata të bëheshin shkencëtar, janë krejt ndryshe kushtet, tek ne nuk eci.

Për disa arsye, se universitetet ishin pajisur keq, edhe ngeci atëhere akademia ngeci, ju prenë këmbët dhe duarët dhe i thanë të eci. Si mund të vrapoj një njeri i tillë.

Në takimin tuaj me Edi Ramën çfarë u prodhua?

Them mirë edhe keq, duke hequr fjalët e ashpëra, unë jam kryetari i komisionit të reformimit, të akademisë, më ka zgjedhur asambleja pasaj kryesia. Unë sot e kam mbyllur me një fjalë, unë le të digjem si vaj le të vij një tjetër e të jetë kualitativ, të futet ai e të mos fiket kandili, pra akademija.

Nuk mund të mbyllet akademija,është institucion si të gjith të tjerët, ashtu si kuvendi. Flamuri është simbol kombëtarë e nuk mund të hidhet posht.

Kryeministri ka thënë se akademia ka pësuar një kalbëzim të vazhdueshmëm. Sa pajtoheni me atë që thotë Edi Rama?A është kjo gjuha e duhur?

Unë ishia përfaqësuesi i arrës e jo i gurit. Nuk mund të rrezikoja fatin e akademisë, të mos dëmtoheshin miqët e mi. Ka akademik të njohur, janë më të mirët e letërarëve, kompozitorëve e për çdo fush. Unë mund të jem kualitet i keq por jo institucioni.

A pajtoheni me Edi?

Ne kemi më të mirët e të gjitha fushave, ne kemi në letërsi Kadarenë. Unë mund të kem një kualitet të keq por jo akademia. Kur u takova me kryministrin i thash se tangoja do dy vet. Kështu është dhe Akademia e Shkencave, ata duhet të ta dëftojnë kutinë e më pas e rregullojm vet.

Gjatë kohëës që kam qëneë në akademi kamë botuar 6 libra, dhe këto libra kanë një impakt në të ardhmen e kombit. Psh sa kushton teoria e relativitetit? Sigurisht shumë.3 ditë u bë një konferencë shkencore për Voskopojën, kjo ka sjellë shumë gjëra të reja për shkencën shqiptare.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë