Barcelona është kurorëzuar kampione e Spanjës në stadiumin Riazor katër ndeshje përpara përfundimit të La Ligës, duke mundur 2-4 Deportivë La Korunjën, në fushën e kësaj të fundit.
Titulli kampion, së bashku me Kupën e Mbretit, përbën fitoren e 18-të të dyfishtë në historinë e klubit, me Ernesto Valverde dhe lojtarët e tij që e dominuan kampionatin si kurrë më parë.
Ndeshja nisi me një korridor në ndër të katralanasve, të cilët një javë më parë fituan Kupën e Mbretit. Më pas nisi spektakli në fushë.
Ekipi i drejtuar nga Valverde shënoi dy gola deri në minutën e 37-t, me Cotinho-n fillimisht dhe më pas Messi-n. Në fundin e pjesës së parë vendasit shkurtuan dioferencën, ndërsa në minutën e 64-r befasuan jo pak kur barazuan shifrat në 2-2.
Në minutat në vijim Barcelona u zgjua dhe falë Messi-t shënoi edhe dy gola të tjerë, duke e çuar në 86 numrin e pikëve, 11-t më shumë se Atletico e vendit të dytë kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje.