'Pa Protokoll'/ Baçi hedh poshtë pretendimet e Lulzim Bashës: Më ka kërkuar që të mos shkoj te 'Foltorja' e Berishës! Kërkoj falje, kam votuar nene që s'i kam lexuar

TIRANË- Lulzim Basha ka deklaruar se ai nuk i ka kërkuar asnjë prej demokratëve që të "bojkotojë" Foltoren e Sali Berishës, megjithatë, ish-kreu i degës së PD-së së Fierit, Luan Baçi ka rrëfyer të kundërtën. Në "Pa Protokoll" në Report Tv të gazetares Anduela Ndreu, Baçi është shprehur se Basha i ka kërkuar që të mos shkojë në takimin e Berishës, ndonëse ky i fundit nuk i është bindur.

"Basha më ka kërkuar që të mos shkoj, që të jem i paanshëm, po këtu nuk ka punë për neutralitet, por unë e shikoja të domosdoshme dhe më pëlqeu që nisi, ditën që ka ardhur Berisha në Fier, nuk jam marrë me organizimin, nuk kam bërë asnjë pune, thjesht kam ardhur vetë, nuk kishte nevojë, demokratët kanë nevojë për ndryshim", tha Baçi.

Baçi tha se do të jetë i pranishëm në Kuvendin Kombëtar që do të thirret nga Sali Berisha, e ndërsa ka treguar edhe një realitet brenda PD-së, ku tha se ka votuar nene në Kuvendin e kaluar, që nuk i ka lexuar paraprakisht. Për këtë, ai madje ka kërkuar falje. 

"Rreth 90% e delegatëve kanë dorëzuar formularët për të Kuvendin, në % shumë të lartë të gjithë janë të paduruar për një Kuvend, Kuvendi i parë ishte një formalitet, që u bë në një kohë shumë të shkurtër, për disa veprime që kemi bërë në Kuvend, më duhet të kërkoj edhe ndjesë për të votuarit pa parë se ç'kemi votuar, në një Kuvend shumë të shpejt, pa bërë asnjë lloj analize. Nuk kisha projekt statutin dhe te nenet ishte votim krejt formal. U votuan dhe pika në statuti që janë të çuditshme për mua që i votova dhe kjo për mua është për të ardhur keq, ishte faji jonë dhe faji im, sepse duhet që të ishte marrë që më parë projekt statuti", tha Baçi. 

Ai tha mes të tjerave se është penduar edhe për djegien e mandateve, duke drejtuar gishtin nga Lulzim Basha, si vendim personal i tij, e që u ndoq edhe n grupi parlamentar, por në fund rezultoi një vendim fatal për demokratët.

" Djegia e mandateve, vendim i padrejtë, i një personi, 80% e grupit parlamentar të 2017, ndryshe kanë qenë dhe ndryshe vepruan për shkak të një vendimi politik të një individi", tha Baçi.

Vijon... 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja