Baerbock: India nuk është "partnere zëvendësuese" për Kinën

Baerbock: India nuk është

Annalena Baerbock dhe Subrahmanyam Jaishankar

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nënshkroi një partneritet për migracionin dhe lëvizshmërinë me homologun e saj indian Subrahmanyam Jaishankar. Ky partneritet pritet ta bëjë më të lehtë për qytetarët e të dy vendeve të studiojnë, të bëjnë kërkime dhe të punojnë në vendin tjetër. Më parë, siç kujtoi Jaishankar dhe pranoi Baerbock, përfaqësia gjermane në Indi duhej të organizojë përpunimin e kërkesave për viza shumë më shpejt. "Një nga detyrat e mëdha do të jetë reduktimi drastik i kohës së pritjes," tha Baerbock-u. "Sepse ne duam që specialistë të kualifikuar nga India të vijnë më lehtë në Gjermani”.

Tema të tjera të diskutuara gjatë vizitës së parë të Baerbock-ut në Indi ishin frenimi i krizës klimatike dhe ruajtja e rendit ndërkombëtar. India aktualisht jo vetëm që po merr presidencën e G20, por edhe një përgjegjësi globale, tha ministrja e jashtme gjermane në Nju Delhi. Në këtë kontekst, lufta ruse kundër Ukrainës e vendos Indinë edhe përballë sfidave të mëdha.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nënshkroi një partneritet për migracionin dhe lëvizshmërinë me homologun e saj indian Subrahmanyam Jaishanka

"Potencial i madh për bashkëpunim”

Baerbock-u theksoi se India dëshiron të theksojë mbrojtjen e klimës gjatë presidencës së saj të G20-ës. Gjermania dhe India duan të zhvillojnë më tej bashkëpunimin në fushën e përshpejtimit të tranzicionit energjetik, duke u larguar nga qymyri, nafta dhe gazi. Gjermania qëndron përkrah Indisë si një partner për mbrojtje më të mirë të klimës dhe energji të rinovueshme, tha Baerbock-u.

 

Bashkëpunimi gjermano-indian në fushën e politikës së sigurisë duhet të forcohet edhe në rajonin Indo-Paqësor, veçanërisht në fushën e politikës klimatike. Lidhur me Kinën, Baerbock theksoi se India ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Kjo është arsyeja pse shkëmbimi me fqinjët e drejtpërdrejtë si India është kaq i rëndësishëm. Ka potencial të madh për bashkëpunim në veçanti me Indinë.

 

Rituali i trendafilave

Në fillim të vizitës së saj të parë dyditore, Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock bëri homazhe për luftëtarin e lirisë Mahatma Gandhi. Në Memorialin Gandhi Smriti, është zakon të vendosen petale trëndafili gjatë një ceremonie.

Ministrja e Jashtme Baerbock filloi vizitën e saj të parë duke nderuar luftëtarin indian të lirisë Mahatma Gandhi.

India nuk është një partnere zëvendësuese, tha ministrja Baerbock në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me Kinën - Gjermania ka partneritet afatgjatë me Indinë. Dhe ky rol i aleatit të ngushtë dhe partnerit të vlerësuar Indi është paraqitur gjithmonë në mënyrë demonstrative nga Baerbock. Ashtu si kolegu i tij Jaishankar, i cili me këmbëngulje evokoi "më shumë se 70 vjet marrëdhënie të ngrohta dhe intensive politike" midis dy vendeve. "Por ne mund të bëjmë edhe më mirë”, tha Jaishankar duke iu referuar marrëdhënieve dypalëshe. Marrw nga DW

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI