/ATSH-AFP/ - Bagdadi refuzoi sot kritikat amerikane për mungesë vullneti nga ana e ushtrisë irakiane për të luftuar xhihadistët e ISIS-it, në ndërkohë që një gjeneral irakian akuzoi Uashingtonin se nuk kishte bërë asgjë për të ndihmuar aleatin e tij në vështirësi në Ramadi.

Në ndërkohë, sipas një OJQ-je xhihadistët e ISIS-it kanë vrarë më shumë se 200 ushtarë dhe civilë irakianë gjatë luftimeve për marrjen e qytetit sirian të Palmiras.

Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi u shpreh i habitur pas deklaratave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, më kritiket e një zyrtari të lartë amerikan për autoritetet irakiane gjatë muajve të fundit. Carter tha dje në CNN se ushtria irakiane nuk kishte vullnet për të luftuar.

"Jam i habitur nga deklarata... Jam i bindur se ai nuk ka marrë informacione të sakta", deklaroi Abadi në BBC.