Një varg shpërthimesh në makina ku ishin vendosur bomba, kanë lënë 24 persona të vdekur në Bagdad, e shumë të tjerë të plagosur. Zyrtarët policorë dhe ata mjekësor thonë se pati një valë dhune të rëndë në të gjithë kryeqytetin.
Askush nuk akuzoi drejtpërdrejt grupin e militantëve myslimane Sunni të Shtetit Islamik, por sulmet e mëparshme janë pranuar prej tyre, pasi ata po luftojnë me qeverinë e drejtuar nga Myslimanët Shi’ite dhe kanë vënë nën kontroll një pjesë të madhe të vendit fqinj Sirisë.

Një parking makinash shpërtheu pranë një kafeneje në zonën e Shi’iteve në Baladiyat, duke vrarë 9 persona e duke plagosur rëndë 28 të tjerë. Një tjetër shpërthim pasoi duke vrarë 9 persona e plagosur dhjetëra të tjerë dhe në lagjen Slaikh, ndërsa një makinë e tretë me bombë shpërtheu pranë një dyqan pijesh duke vrarë 6 persona të tjerë e duke lënë 14 të plagosur.
Shifrat e rënda të viktimave erdhën një ditë pasi në Bagdad ishin vrarë edhe 36 persona nga një bombë në makinë, në zonat periferike të kryeqytetit.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO